"Më çdekreto President, prej vitit 2013 nuk jam ushtarak aktiv", deputeti i PS: Lleshaj s'ka të drejtë të heqë gradën

Pjerin Ndreu, deputet i Partisë Socialiste

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka reaguar përkundrejt deklaratave Presidencë-Kryeministri, që prodhuan kërkesa për dekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ndreu pohoi se grada fitohet, ndërsa shtoi se askush nuk ka të drejtë që ta cënojë atë. Ai theksoi më tej se kërkesa për heqjen e gradës mund të jetë thjesht një tekë e Presidentit Ilir Meta, që nuk mund të konsiderohet kurrsesi arsye për t’i hapur rrugë emërimit të Lleshajt në detyrën e ministrit të Brendshëm.

Lleshaj e përmbyll postimin e tij duke thënë se heqja e gradës së Lleshajt, edhe në rast se ai e kërkon vetë, është një precedent i cili duhet ndaluar.

Grada është personale dhe fitohet. Njeriu vdes me graden që ka. Askush nuk ka të drejtë të cënojë gradën që dikush e ka marrë me meritë. Nëse ushtron funksionim për shkak të gradës, atëherë jemi në kushtet e ndalimit sipas Kushtetutës. Por Gjeneral Lleshaj nuk ushtron asnjë funksion që në vitin 2003. Kërkesa për c'dekretim grade mund të jetë një teke që i duhet plotësuar presidentit, por kurrsesi arsye për t'i hapë rrugë emërimit në detyrën e ministrit ! Gradën Gjenerali e ka fituar në bazë të meritave dhe s'ka të drejtë askush t'ja heqë e aq më pak të kërkojë vetë Lleshaj t'i hiqet. Ky është një precedent i cili duhet ndaluar !

Pjerin Ndreu, Deputet i Partisë Socialiste

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas