'Me çdo polic kundër COVID-19', Report Tv dhuron 1 mijë dezinfektantë për blutë e Tiranës (VIDEO)

Me moton “Report Tv me çdo polic përball COVID-19” televizioni ynë është solidarizuar me Policinë e Tiranës të cilët në 24 orët e punës së tyre janë po aq të ekspozuar sa dhe mjekët e frontit të parë në luftën me COVID-19.

1000 dezinfektantët e dhuruar nga ReportTv u shpërndan për patrullat "Shigjeta", ato të Rendit si dhe Sallën Operative të drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Kreu i njësisë "Shigjeta‘‘ Krenar Gjokutaj vlerësoi këtë gjest, ndërsa i bëri apel qytetarëve të respektojnë rregullat.

Kreu i Policisë Tiranës, Rebani Jaupaj duke vlerësuar ndihmën e ReportTv u shpreh se kjo situatë do të kalohet.

Për numrin dy të policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, media mbetet një partner i rëndësishëm në punën e policisë ndërsa sipas tij qytetarët duhet të mos zënë linjën 112 të policisë nëse nuk kanë një urgjencë që lidhet me situatën COVID-19.

ReportTv shpreh solidaritetin me këdo që sot është përball kësaj situate, duke pasqyruar me korrektësi dhe të vërtetat me çdo kusht përfshi edhe punën e policisë.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se po shkojmë drejt një izolimi të dytë?

Komento

Komente

  • Artan: 08/04/2020 14:54

    Gjest falenderimi! Nuk ka rëndësi vlera, rëndësi ka humanizmi. Bravo dhe këtë shembull duhet ta ndjekin të gjithë, pasi sot më shumë se kurrë vlen humanizmi.

    Përgjigju
  • Astronaut: 08/04/2020 14:31

    Bravo...atdhedashuria juaj është shembull për të gjithë.

    Përgjigju
  • Erik: 08/04/2020 14:21

    Gjest i vogel, por domethenes, ju lumte!

    Përgjigju
  • Hasani: 08/04/2020 13:22

    Bravo Report Tv.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Aksidentuan për vdekje 61-vjeçarin në aksin Lezhë-Milot, në pranga dy persona