Me Çekinë si finale, Gjasula për Report TV: Sylvinho na ka bërë një, Broja me rëndësi për Kombëtaren

Kanë mbetur edhe 9 ditë nga ndeshja përcaktuese e kombëtares kundër Çekisë, që mund të vulosë pjesmarrjen e kuqezinjve në Europianin e 2024. Për Report TV nga Gjermania, vendi ku organizohet Europiani, futbollisti i kombëtares Klaus Gjasula e konsideroi si finale përballjen me çekët.

“Është një nga tre finalet që kemi ne dhe normalisht që duam të marrim pikët për të qenë sa më pranë ëndrrës tonë, te objektivi jonë. Është një ndeshje shumë e rëndësishme, por e vështirë dhe na nevojitet që të jemi të gjithë gati,”-u shpreh Klaus Gjasula, futbollist i kombëtares.

Mesfushori i Ingolstadt-it, i cili ka qenë një pikë referimi në kombëtare vitet e fundit, vlerëson ish-trajnerin Reja, por tregoi edhe diferencën që ka bërë Sylvinho.

“Kombëtarja e re është me shumë entuziazëm, me shumë fuqi, taman si grup. Jo vetëm grup në fushë, por edhe jashtë fushe. Edhe në tribunë jemi një dhe kjo ndjehet. Është një situatë shumë shumë e mirë për ne,”-tha Klaus Gjasula, futbollist i kombëtares.

Për ndeshjen e 12 tetorit biletat e stadiumit Air Albania u shitën për 2 orë, duke treguar një interes të jashtëzakonshëm të tifozëve për kombëtaren.

“Janë shpirti ynë. Na duhen dhe na mbështesin, na japin fuqi, forcë edhe në kohë të vështira. Atmosfera në ndeshjen e kaluar kundër Polonisë ishte fantastike,”-deklaroi Klaus Gjasula, futbollist i kombëtares.

Gjasula u ndal edhe te goli i Armando Brojës, i rikthyer te Chelsea pas 8 muajsh dëmtim.

“Është një lojtar me shumë kualitet dhe është i rëndësishëm për kombëtaren tonë. Është një lajm shumë i mirë. Që Armando ka kualitet e tij këtë e dimë të gjithë. Edhe që i ka treguar këtë e kemi parë. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për kombëtaren si edhe shumë të tjerë,”-tha Klaus Gjasula, futbollist i kombëtares.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:57
Thashethemet se përçan grupin, Gjasula tregon tipin e Armando Brojës në Kombëtare

 

Armando Broja është padiskutim një nga futbollistët më të talentuar që ka patur ndonjëherë Shqipëria dhe ishtë një nga mungesat e rëndësishme në dy ndeshjet e fundit. Megjithatë ai u rikthye te Chelsea dhe të hënën realizoi golin e parë pas 359 ditësh, si pasojë e dëmtimit të rëndë në gju. Mirëpo tani që afrojnë sfidat e tjera kualifikuese, sidomos ajo përcaktuese me Çekinë, po përflitet shumë emri i sulmuesit.

Madje kështu ka ndodhur gjithmonë kur ka qenë në kombëtare. Edhe për faktin se ish-trajneri Edi Reja la të kuptohet se Armando Broja është një karakter i vështirë. Kurrë jo publikisht, por disa shokë të skuadrës e kanë përshkuar Brojën në të njëjtën mënyrë. Në një intervistë për Report TV, mesfushori i kombëtares Klaus Gjasula, e komentoi kështu këtë situatë:

“Jo, është një tip normal si gjithë lojtarët e tjerë. Ka patur një kohë të vështirë me dëmtimin, siç e kam patur edhe unë me dëmtimin. Nuk kemi patur shumë kontakt dhe kjo normal do ndryshohet kur të shihemi në kombëtare.”

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë