Këngëtari shqiptar ka bërë një udhëtim drejt Singaporit dhe e ka ndarë këtë eksperiencë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale duke postuar foto të ndryshme. Me anë të postimeve Alban Ramosaj ka lënë të kuptohet se ja ka kaluar shumë bukur, por duke përjashtuar këtu një incident.
Ylli i “Çkemi” është dëbuar nga një ambient në Singapor pasi ka marrqë gjëra për të pirë me vete, ndërkohë që nuk lejohej. Gjithë këtë incident e kuptuam me anë të komenteve që ai ka shkëmbyer me mikun e tij, fotografin Endrit Mërtiri.
“Nuk lejohen pijet dhe ushqimet,”- i komenton Mërtiri në një foto ku Albani shihet me gotë në dorë në një ambient ku është vendosur tabela ku lexohet rregulli i ndalimit.
“Ja pse u dëbova nga aty,”- ja kthen Ramosaj.