Një 34-vjeçar i identifikuar si Vassilis Gorgolitsa, i njohur si këngëtar dhe tekstshkrues në Greqi është arrestuar nga policia greke pasi u fut në parkingun e gjykatës së Apelit me makinën plot me 1.200.000 euro. Ndërsa 300.000 euro të tjera iu gjetën në shtëpi.
Sipas mediave greke, ai ishte dukshëm nën ndikimin e drogës. Në makinë u gjetën edhe një sasi kokaine rreth 200 gramë, rreth gjysmë kilogram kanabis të përpunuar, pilula XTC dhe MDMA. I pandehuri duke drejtuar një makinë ka hyrë në parkingun e mbyllur të Gjykatës së Apelit të Athinës dhe ka dalë vullnetarisht para rojes së policisë për t'u dorëzuar.
34-vjeçari nuk ka dhënë shpjegime të qarta, por me gjysmë fjalësh mësohet të ketë thënë: “Më ka dërguar Zoti. Kam bërë shumë gjëra dhe kam ardhur të dorëzohem.” Megjithatë policia i ka përqendruar hetimet tek origjina e parave, të cilat i mbante në një çantë udhëtimi dhe e kishte fshehur në shtëpinë e tij në Ilioupoli. Gjithashtu është mister nëse 34-vjeçari është anëtar i një rrjeti droge.