Zbatimi i masave strikte ndaj Covid 19 pothuaj zhduku nga qarkullimi gripin stinor, por me zbehjen e tyre, viruset gripale janë rikthyer. Mjeku infeksionist Arjan Harxhi, parashikon se numri i pacientëve me grip, këtë dimër do të jetë i lartë.
“Virusi i gripit pritet ndoshta të jetë pak më i ashëpër, për shkak të pamundësisë së qarkullimit të tij dhe krijimit të popullatavce që nuk janë imune. Nuk është se kemi raste të formave klinike, apo raportime nga ISHP për raste me grip, apo me viroza sezonale”, tha Harxhi.
E vetmja mënyrë për të luftuar gripin stinor, është vaksina anti-grip, të cilët sipas Harxhit, duhet ta bëjnë grupet e rriskuara.
“Strategjitë e mbrojtjes dhe vaksinimi paralel si gripit ashtu dhe COVID duhet të jenë paralel. Ekstremet e moshës, personat që vuajnë nga sëmundjet kronike, apo që kanë imuno-defiçite të tjera, por dhe popullata në përgjithësi”, tregoi Harxhi.
Krahas gripit, rritje infektimesh priten edhe nga COVID-19 për shkak të mutacioneve të reja.
“Përzierja e gripit me forma të reja të viruseve mund të bëje ë të kemi akoma raste me COVID”, përfundoi mjeku.
Harxhi apelon gërshetim të vaksinave për të dyja viruset, ku për COVID pritet që brenda këtij muaji të vijnë 700 mijë doza Pfizer.
A.M./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.7%
-
Jo
29.4%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 4247
Lajme të tjera
-
Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit
26 Prill, 20:16
-
‘Pfizergate’/ Prokurorët Europianë hetojnë porosinë 20 miliardë euro të Von der Leyen për vaksinat e COVID
1 Prill, 20:25
-
Vaksinë kundër kancerit deri në 2030-n
7 Mars, 16:22
-
62-vjeçari gjerman vaksinohet 217 herë kundër Covid
5 Mars, 22:26
-
Studimi/ 'Foshnjat e pandemisë' Covid-19 kanë dy ndryshime biologjike 'magjepëse'
5 Mars, 18:59
-
Studim/ Zgjatja e Covid mund të ulë IQ-tuaj deri në gjashtë pikë
5 Mars, 15:24
-
Fasoneritë humbje 110 mln € prej rënies së euros, qeveria ju jep garancinë sovrane! Pro-eksport: Norma e interesit jo mbi 1.5%, shteti të garantojë 80% të kredisë
21 Shkurt, 16:31
-
Vaksina e fruthit shkakton autizëm? Mjeku Alimehmeti del garant: Shkenca e rrëzoi si tezë! Është virusi më ngjitës që njohim, të lodh më tepër se gripi
30 Janar, 19:02
-
Çfarë është 'Sëmundja X' dhe pse po nxit debate?
24 Janar, 11:48
-
OBSH: 1.4 milionë jetë të shpëtuara në Evropë nga vaksinat kundër COVID-19
20 Janar, 20:14
-
Studiuesi kinez dorëzoi sekuencën e virusit COVID 2 javë përpara se Kina të bënte publike të dhënat
18 Janar, 22:24
-
OBSH: Vaksinat kundër Covid-19, shpëtuan 1.4 milionë jetë në Evropë
16 Janar, 16:05