Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, dalin rezultatet e ekspertizës paraprake mjeko ligjore: U mbyt! S'ka asnjë dëmtim të shkaktuar nga jet ski

Ksamil - Ekspertiza paraprake mjeko-ligjore e kryer në Sarandë për Florian Kofinën, i gjetur i vdekur një ditë më parë pranë Gjirit të Barxhos në Ksamil, ka rezultuar se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes.

Paraprakisht dyshohet se viktima ka pësuar arrest kardiak dhe më pas është mbytur. Personat, të cilët kanë gjetur fillimisht trupin e pajetë të 38-vjeçarit i kanë thënë policisë se dyshonin të jetë goditur me jet ski, pasi në distancë janë parë disa mjete lundruese. Për këtë arsye, grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit të çështjes, nisi punën duke kryer veprime në vendin e ngjarjes, për të parë nëse qëndrojnë apo jo dëshmitë.

Nga ekpertiza ka rezultuar se në trupin e 38-vjeçarit nuk ka asnjë dëmtim të jetë shkaktuar nga jet ski, përveç një gërvishtjeje të vogël në pjesën e gjoksit, për të cilën ekspertët dyshojnë se është shkaktuar nga përplasja me shkëmbinjtë pasi kishte ndërruar jetë.

Burime bëjnë me dije se mushkritë i kishte të mbushura plotë me ujë, çka tregon se i riu është mbytur dhe nuk ka gjetur vdekjen nga përplajse me jet ski, e cila përndryshe do te shkaktonte prerje të shumta në trup dhe thyerje kockash, gjë që në rastin në fjalë asgjë e tillë nuk është konstatuar në trupin e Kofinës.

Gjithsesi, për të hequr çdo dyshim, trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë të dytë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Hetuesit kanë shoqëruar dhe marrë në pyetje pronarin e jet ski dhe drejtuesin e saj, të cilët janë lënë të lirë pasi nga të gjitha të dhënat hetimore nuk kanë rezultuar të kenë pasur dijeni. Zona ku trupi i Florian Kofinës është gjetur konsiderohet e rrezikshme dhe ndalohet notimi.

Lajmi ne perditesim... 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në Shqipëri! Burime për Report Tv: 3 të vdekur dhe 17 të infektuar

Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në Shqipëri! Burime për Report Tv: 3 të vdekur dhe 17 të infektuar