Me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre iranianë në Qafë-Thanë (Emra)

Me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre iranianë në Qafë-Thanë (Emra)

Foto ilustruese nga Qafë Thana

Tre iranianë janë arrestuar në pikën kufitare të Qafë-Thanës, pasi janë kapur me mjete identifikimi të dyshuara si të falsifikuara.

Në pranga kanë rënë Isein Tebrizi 24 vjeç, Muhatar dhe Ali Necefi të dy 25 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen 3 shtetas iranianë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. 

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, konkretisht atë të kalimit të kufirit me dokumente të falsifikuara, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. T., 24 vjeç, M. N., 25 vjeç dhe A. N., 25 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.

Këta shtetas janë paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, me dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik