Me drogë dhe para në makinë e shtëpi, pranga dy shqiptarëve në Itali

Me drogë dhe para në makinë e shtëpi, pranga dy shqiptarëve në Itali

Droga dhe paratë e sekuestruara në shtëpitë e dy shqiptarëve

ITALI- Dy të rinj shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pasi në makinën dhe shtëpinë e tyre janë gjetur lëndë narkotike.

Gjithçka nisi pasi policia vendosi që të ndalonte në postobllok makinën e shqiptarëve. Sapo i dorëzuan letrat, shqiptarët u larguan me shpejtësi nga policia.

Gjatë arratisjes, 32-vjeçari me iniciale Er. D., hodhi nga xhami i makinës një qese, e cila u kap nga policët. Droga në qese kapte vlerën e 2 mijë eurove.

Pasi ‘të arratisurit’ u kapën, policia zhvilloi kontrolle në shtëpitë e tyre, ku edhe u gjetën 320 gram marijuanë, më shumë se 11.000 euro dhe mjete për peshimin dhe paketimin e drograve të ndryshme.

Dy shqiptarët me iniciale El.D. dhe Er.D., u arrestuan dhe pas përballjes me gjykatën, u dënuan me masën “arrest shtëpie.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë