Një 61-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Lezhës, pasi është kapur duke transportuar drogë.

Blutë e Lezhës ka bërë me dije se 61-vjeçri me iniciale Z. B., është konstatuar në rrethrrotullimin në hyrje të qytetit Lezhë, ku i kanë bërë shenjë për të ndaluar.

Por, drejtuesi i mjetit  nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të rrugës së Shëngjinit duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Policia është vënë në ndjeke të tij, ku është konstatuar dhe bllokuar në një rrugicë, në Ishull, Shëngjin.

Gjatë kontrollit në mjet, policia ka gjetur dhe sekuestruar 68 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sativa, ndërsa ka vënë në pranga 61-vjeçarin.