Me duar të fashuara, shfaqet Gjuriç një ditë pas arrestimit në Kosovë/FOTO

Me duar të fashuara, shfaqet Gjuriç një ditë pas arrestimit në Kosovë/FOTO

Marko Gjuriç, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë

Mediat e Beogradit raportojnë se në takimin e presidentit të Serbisë me përfaqësuesit e Listës Serbe nga Kosova është edhe Marko Gjuriç, i cili dje u arrestua në Mitrovicë nga "ROSU", pasi kishte hyrë pa leje në territorin e Kosovës. Sipas këtij burimi, ai është shfaqur në mbledhje me fasha të lidhura në dorë. 

Takimi raportohet se po mbahet pa praninë e medieve, ndërsa është paralajmëruar se pas takimit do të ketë konferencë me gazetarët. Siç raporton agjencia e lajmeve Tanjug temë diskutimi, siç është paralajmëruar, do të jetë situata në Kosovë pas ngjarjeve të djeshme dhe vlerësimi i përfaqësuesve të Listës nëse do të qëndrojnë edhe me tej si pjesë e Qeverisë së Kosovës, pas asaj që ndodhi dje në Mitrovicë, kur u arrestua Marko Gjuriç për kalim të paligjshëm kufiri, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i cili kishte hyrë në Kosovë me gjithë ndalesën nga autoritetet e vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy