VLORË- Një 24-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi i janë gjetur në banesë armë dhe kanabis. Bëhet fjalë për të riun, Roland Bardhi.
Nga kontrollet në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë sportive, municion luftarak dhe doza kanabisi.
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se një shtetas mbante armë dhe lëndë narkotike, në banesën e tij, në lagjen “Pavarësia”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Strike 17", gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: Roland Bardhi., 24 vjeç, banues në Vlorë”, njofton policia.
![]()
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Po ça ēshtē kjo lloi rine mor zot qē sdo tē punoi po duan Automaten tē Ronda nga 80 - 90 mij euro pa punuar. Duan pushime prallore pa punuar , veshje firmato e çdo gjē por pa pun. E pastaj shkojn te vrima miut e qajn si laparak kur futen brēnda. Po punoni mor rini se vetēm me pun harihet gjithçka. Pun , pun nate dit qē tē shohim pakēz drit o rini koti.
Përgjigju