'Me Egnatian si finale', Enkeleid Dobi: Kukësi nuk ka gati Ndrecën, na duhen pikët

'Me Egnatian si finale', Enkeleid Dobi: Kukësi nuk ka gati Ndrecën, na duhen pikët

Trajneri i Kukësit, Enkeleid Dobi

Kukësi luan nesër në 15:00 me Egnatian për javën e nëntë në Superligë. Në prag të duelit për mediat foli edhe trajneri i verilindorëve, Enkeleid Dobi. Durrsaku tregoi se në këtë përballje mungon Ndreca, duke dashur ta cilësojë përballjen si një finale. 47 vjeçari nuk harroi se përballet me Shpëtim Duron në stol, me rrogozhinasit që ndërruan trajnerin pak ditë më parë.

"Ndeshja me Egnatian? Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe trajtohet si finale. Duhet të dimë ku ishim, ku jemi dhe ku duhet të jemi më vonë e për çfarë punojmë. Egnatia është me trajner të ri dhe kjo mund të jetë pikëpyetje për ne dhe për ato. Mendoj se nuk duhet të shohim të shkuarën por të tashmen dhe çfarë do të bëjmë në të ardhmen. Kemi pasur 3 ndeshje të vështira ia kemi dalë me sukses dhe kishim nevojë për keto pikë. Futbolli kërkon stabilitet dhe duhet të kërkojmë përulësi dhe më shumë punë për të marrë frutet dhe meritën e punës dhe për të shkuar aty ku duam ne dhe ku duan drejtuesit.

Gjendja fizike? Nuk luan Ndreca për kartonë por jemi ekip. Këto gjëra do të vijnë herët a vonë. Është një pengesë e vogël sepse Ndreca ka treguar stabilitet dhe ka qenë pikë e mirë por fati i keq i dikujt është fati i mirë i dikujt tjetër dhe duhet të tregojnë që janë të denjë për rolin që i jepet", tha Dobi.  Me 11 pikë Kukësi mban vendin e katërt në klasifikim.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Braçe ‘shpërthen’ ndaj Agron Shehajt: Gjithë jetën të vetmin biznes ke pasur call center, del na flet për bujqësinë tani që u bërë politikan

Braçe ‘shpërthen’ ndaj Agron Shehajt: Gjithë jetën të vetmin biznes ke pasur call center, del na flet për bujqësinë tani që u bërë politikan