Me fjongon simbolike, Kim bën bashkë gratë socialiste dhe demokrate në marshimin sensibilizues dedikuar ‘tetorit rozë’

Me fjongon simbolike, Kim bën bashkë gratë socialiste dhe demokrate në marshimin sensibilizues dedikuar ‘tetorit rozë’

Me fjongon simbolike, ambasadorja Yuri Kim ka bërë bashkë deputetet e PS dhe PD në marshimin sensibilizues dedikuar tetorit rozë, muajit të ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Me broshura nëpër duar dhe tullumbace, vajza dhe gra kanë “pushtuar” pasditen e djeshme rrugët e kryeqytetit për të shpërndarë informacion dhe për të  ndërgjegjësuar qytetarët për rëndësinë e shëndetit të gjirit.

Të pranishëm gjatë marshimit ishin edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu, ministrja e Arsimit Evis Kushi, ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi, deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, deputetet e PD, Jorida Tabaku dhe Grida Duma, të gjitha në mbështetje të sensibilizimit të vajzave dhe grave për të “luftuar” në kohë kancerin e gjirit.

“Fjongo rozë” është një simbol ndërkombëtar i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.

 

J.GJ./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas