Londër - Dhjetra shqiptarë kanë dalë në qendër të Londrës të festojnë ditën e Pavarësisë mbrëmjen e 28 nëntorit. 

Rrugët rreth Westministër kanë qenë të bllokuara nga turma njerëzish të cilët valëvisnin flamurin shqiptar dhe ndiznin fishekzjarre. Gjithashtu me makina, Audi Mercedes dhe makina sportive kanë hipur nëpër trotuare ndërsa i binin borive dhe festonin duke valëvitur flamurin kuq e zi.

Tubimi ka shkaktuar trafik dhe bllokim të rrugëve. Përmes postimeve në X policia londineze tha se kishte konstatuar shkelje gjatë tubimit.  “Oficerët kanë ndaluar disa autokolona automjetesh që kanë lëvizur në Londrën qendrore këtë mbrëmje’ shkruan policia në rrjetin social X

Për disa policia I ka identifikuar si sjellje jo sociale prandaj ka ndaluar një numër drejtuesish të makinave për kundravajtje si dhe ka sekuestruar automjetet.

Ndërkohë Daily Mail ka publikuar dhe foto nga tubimi dhe informon se disa janë ndaluar për shkak se kanë hedhur fishekzjarre, si dhe shishe drejt efektivëve. 

Policia ka ndërhyrë të shpërndajë tubimin edhe afër Stacionit të Waterloo-s. Më shumë se 1 mijë persona thuhet se kanë marrë pjesë raportojnë mediat britanike, ndërkohë një person është arrestuar pasi ka hedhur fishekzjarre ndërsa dy makina janë ndalaur pasi po lëviznin me njerëz të cilit kishin dalë mbi makinë e valëvisnin flamurin teksa mjeti ishte në lëvizje

“Kjo është qartësisht e rrezikshme. Dy makina janë ndaluar dhe do të ndalohen të tjera nëse kjo është e nevojshme’ tha policia.

Oficerët ndaluan gjithashtu disa makina që lëviznin në Londrën qendrore. Shoferët u raportuan për shkelje të rregullave të drejtimit ndërsa disa makina janë ndaluar

Sipas vlerësimeve të Zyrës Kombëtare të Statistikave, në vitin 2019 ka 47,000 banorë shqiptarë të lindur në Mbretërinë e Bashkuar.