Me foton e Enver Hoxhës! Zyrtari i Bashkisë Gjirokastër: E dua më shumë se ty, po ik së më prish punë! Reagon Golemi: Jo luftë klasash (VD)

GJIROKASTËR - Ceremonia e 75-vjetorit të çlirimit të Gjirokastrës tek varrezat e Dëshmorëve të rënë për atdheun, u shoqërua me një incident, ku disa ithtarë të ish-diktatorit Enver Hoxha u shfaqën me foton e tij. 

Drejtori i Qendrës Kulturore të Bashkisë së Gjirokastrës, Kudret Alikaj, i ka kërkuar të moshuarit të largojë nga ceremonia që kishte organizuar Bashkia, foton e ish-diktatorit komunist.

Por teksa është munduar ta largojë pa shkaktuar incident, Kudret Alikaj, është shprehur: "Është ceremoni zyrtare, të lutem më prish punë. Edhe unë mbase e dua më shumë se ty komandantin, por është ceremoni zyrtare".

Në ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, përfaqësues të pushtetit vendorë, familjarë dhe pjesëtarë të partisë komuniste.

Në lidhje me këtë ka ardhur edhe një reagim nga kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi duke iu përgjigjur PD së Gjirokastrës. Golemi ka thënë se tashmë jemi në demokraci dhe nuk mund të kthehemi pas e të bëjmë luftë klasash edhe pse në mesin tonë ka ende persona që kanë nostalgji për diktatorin Enver Hoxha. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:56
Drejtori simpatizant i Enver Hoxhës, reagon kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk mund të bëjmë luftë klasash


Pas përfshirjes së Drejtorit të Qendrës Kulturore të Bashkisë së Gjirokastrës, Kudret Alikaj, në një incident gjatë ceremonisë së 75-vjetorit të çlirimit të Gjirokastrës, ka ardhur edhe një reagim nga kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi.

Teksa   i ka kërkuar të moshuarit të largojë nga ceremonia që kishte organizuar Bashkia, foton e ish-diktatorit komunist, Kudret Alikaj , është shprehur: "Është ceremoni zyrtare, të lutem më prish punë. Edhe unë mbase e dua më shumë se ty komandantin, por është ceremoni zyrtare". Për këtë incident kryebashkiaku i Gjirokastrës, ka thënë se nuk e ka ndjekur me vëmendje rastin në fjalë.

Golemi ka thënë se personalisht nuk ka asnjë llojë simpatie për diktatorin Enver Hoxha dhe sduhet të veprojë kundër njerëzve që mendojnë ndryshe, ku mes tyre ka edhe nga ata që simpatizojnë diktatorin Hoxha.

Reagimi i kryetarit te Bashkise Flamur Golemi per rastin e sotem te drejtorit te kultures:

"Nuk e kam ndjekur me vëmendje rastin për të cilin po flisni. Për mua ceremonia përsa i përket pjesës së Bashkisë shkoi shumë mirë. Falenderoj të gjithë ata që punuan për aktivitetet dhe për pjesëmarrësit. Unë personalisht s’kam asnjë nostalgji për diktatorin Enver Hoxha, as ndonjë axhendë të fshehtë që të rikthej komunizmin në Gjirokastër apo glorifikoj ate sistem. Shqipëria është ndarë njëherë e mirë me atë sistem. Nostalgjikë të atij sistemi dhe të diktatorit kemi ende mes nesh, por s’do të thotë se ne si institucione shtetërore duhet të bëjmë sërish luftë klasash apo t’i dënojmë për ‘agjitacion e propagandë’. Për qytetarët dhe për ju si media ka rëndësi qëndrimi zyrtar i Bashkisë Gjirokastër. Disa nostalgjikë të Enver Hoxhës kanë qenë, janë aty dhe do të jenë sa të kenë jetë, por nuk e ndikojnë aspak axhëndën tonë. Ne sot nderuam të rënët në luftë. Ajo luftë ishte e të gjithë popullit, jo e një individi, qoftë ky edhe ish diktatori. Thirrje dashamirëse për mediat. Mos i instrumentalizoni kot më kot këto raste sporadike që kanë kohë që s’përbëjnë më lajm në Shqipëri."

Ora 15:54
'Edhe unë e dua komandantin...' PD e Gjirokastrës akuza zyrtarit të bashkisë: Shokuese, Golemi të distancohet

gjirokaster.jpg" style="height:432px; width:780px" />
Në lidhje me incidentin e ndodhur në Gjirokastër gjatë ceremonisë së 75-vjetorit të çlirimit të Gjirokastrës tek varrezat e Dëshmorëve të rënë për atdheun, ku një i moshuar u shfaq me foton e diktatorit Enver Hoxha, ka ardhur edhe një reagim nga ana e Partisë Demokratike në këtë qytet.

Sipas degës së PD në Gjirokastër këto veprime janë provokime të turpshme nga ana e kryetarit të bashkisë Flamur Golemi. Më pas PD është ndalur tek deklarata e drejtorit të Qendrës Kulturore të Bashkisë Gjirokastër i cili teksa tentonte të largonte të moshuarin që mbante në dorë foton e Enver Hoxhës, tha se edhe ai e donte figurën e diktatorit. Këtë deklaratë PD e Gjirokastër duke thënë se ishte shokuese.

Në fund PD Gjirokastër kërkon që kryetari i Bashkisë Flamur Golemi që të distancohet menjëherë nga veprimi i sotëm.

Reagimi i plotë i PD:

Provokimet e turpshme dhe brutale të kryetarit të emëruar të Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi për ringjalljen e komunizmit janë të papranueshme. Mesditën e sotme në ceremoninë përkujtimore të 75 vjetorit të clirimit të Gjirokastrës në Varrezat e Dëshmorëve, u shfaqën portretet e Enver Hoxhës, para të cilave parakaluan me përulje dhe adhurim, qeveritarët vendorë. Pankartat e diktatorit mbaheshin në duart e idhtarëve të tij të hershëm në një ceremoni zyrtare që është tërësisht e ndaluar me protokoll, shfaqja e tyre. Aq më keq akoma që një veprim i paprecedentë i drejtorit të Qendrës Kulturore të Bashkisë Gjirokastër që ka shokuar opinionin vendas dhe mediat në tërësi për adhurimin që ka ndaj ish diktatorit që shqiptarët e kanë patur në kurriz vuajtjen për 50 vite me radhë për të mos folur për internimet, burgosjet, egzekutimet pa gjyq të kundërshtarëve politikë. Fytyra e shtetit të Edi Ramës sot u shfaq në radhët e xhelatit aty ku kryetari i emëruar i Bashkisë së Gjirokastrës, nuk begenisi të reagojë për këtë skandal të paprecedentë. Një drejtor në Bashkinë e Gjirokastrës që paguhet nga taksat tona, shpreh haptazi adhurim dhe vihet në garë me idhtarët e Enverit për dashuri ndaj këtij të fundit, është më e pakta veprim tërësisht i paramenduar dhe për këtë kërkohet mbajtja e përgjegjësive.

PD Gjirokastër, kërkon nga Flamur Golemi, distancim të menjëhershëm të veprimeve të sotme në Varrezat e Dëshmorëve dhe më e pakta të kërkojë ndjesë publike për këtë veprim dhe veprimin skandaloz të drejtorit të tij në Bashkinë e Gjirokastrës Kudret Alikaj që është kapur me figurë dhe zë.

Për ata që nuk kanë parë ende, asgjë akoma, sot kanë mundësinë të hapin sytë fort dhe të kuptojnë, tek ato pankarta, fytyrën e vërtetë të Edi Ramës dhe përfaqësuesit të tij në Gjirokastër.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 18/09/2019 23:35

    Ore gjith kryetaret e bashkise Gjirokaster Flamurë quhen? Hahahahahaha!

    Përgjigju
  • Roza: 18/09/2019 14:44

    Te lumte, Respekte zoteri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari