Regjisori i njohur njëkohësisht edhe partneri i Dua Lipës, Romain Gavras feston sot ditëlindjen. Dua Lipa ka uruar publikisht partnerin e saj duke postuar një foto të tyre bashkë ku shihen të përqafuar.
Urimin Dua ka zgjedhur që ta shkruajë në gjuhën frënge: “Gëzuar ditëlindjen, zemër”.
Kujtojmë që prej kohësh Dua dhe Romain përfliteshin për një romancë, mirëpo vetëm në Festivalin e Kanës ata vendosën të shfaqeshin bashkë duke rrëmbyer të gjithë vëmendjen.
Komento