Me foton nga shtrati, Elisa i jep lamtumirën ministrit Salvini: Faleminderit për dashurinë e sinqertë

Me foton nga shtrati, Elisa i jep lamtumirën ministrit Salvini: Faleminderit për dashurinë e sinqertë

Ministri italian Matteo Salvini dhe ish-e dashura e tij Elisa Isoardi

Kohët e fundit ministri italian Matteo Salvini dhe e dashura e tij Elisa Isoardi u vunë në qendër të të gjitha mediave italiane për shkak të puthjeve pasiononte që shkëmbyen në publik. Ata shfaqeshin kaq të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, por mesa duket gjithçka ka marrë fund mes tyre.

Lajmin e ka dhënë vetë Elisa me një postim prekës në rrjetin social Instagram.  Isoardi ka publikuar një foto ku shihet në shtrat me ministrin Salvini të cilin e falënderon për dashurinë që i ka dhënë.

“Nuk është ajo që kemi dhënë për njëri tjetrin që më ka munguar, por ajo që duhej të jepnim akoma. Me të gjithë respektin për dashurinë e vërtetë që ka qenë. Faleminderit Matteo,”- shkruan drejtuesja televizive ,krahas fotos ku ka cituar poetin italian Gio Evan.

Foto e publikuar nga Elisa Isoardi në Insatgram

Ministri italian ka qenë i martuar më parë dhe ka dy fëmijë nga dy lidhje të ndryshme. Por në vitin 2015 u zbulua romanca mes Salvinit dhe Isoardit. Dyshja më pas e konfirmuan dashurinë e tyre, e cila tashmë mesa duket ka marrë fund.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston