Milanoviç në Tiranë: Serbia përkrahu sulmin me armë në Kosovë, reagimi i BE s'ishte i duhuri! Begaj: Negociatorët duhet të kenë një qasje të re në dialog

Serbia nuk ka marr përgjigjen e duhur nga Bashkimi Evropian për sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës. Ky ishte mesazhi nga Tirana, i Presidentit kroat Zoran Milanoviç, që nisi këtë të hënë vizitën dy ditore në vendin tonë, me ftesë të kreut të shtetit Bajram Begaj.

'Fakt është që janë në mes të vetmeve, kjo ka të bëjë me thirrjen për të pranuar Kosovën dhe kjo mua më tregon si fakt që e tërë Evropa e njeh, por nuk dëshiron ta përmend, kjo është e dëmshme për ne. Përderisa koha kalon, këto pengesa bëhen më të fryra dhe të ndërlikuara. Serbia ka ngecur në negociata, ka nisur me vrull të madh. Ata kanë përkrahur kryengritjen e armatosur në Kosovë dhe për këtë nuk ka pasur një përgjigje të duhur. Të mbetet aty ku është dhe të mos e kalojë linjën e respektit të duhur dhe të jetë një vend i gatshëm për të plotësuar ato kushte.'- tha Milanoviç.

Edhe presidenti Bajram Begaj kërkoi uljen e palëve për të çuar para dialogun, ndërsa kërkoi qasje të re nga negociatorët.

 “Ndamë mendimin, se dialogu mbetet e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, deri në njohjen e tyre reciproke. Në këtë aspekt nënvizova se që prej sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, gjërat nuk janë më si më parë dhe nga mediatorët e këtij dialogu duhet të ketë një qasje të re,”- shtoi më tej Kreu i Shtetit.  

Dy homologët u ndalën edhe te integrimi i Shqipërisë, ku sërish Milanoviç kritikoi BE se Shqipëria ka bërë përparim, por unioni nuk po reflekton.

‘Në 20 vjet e më shumë jam dëshmitar i zhvillimit të Shqipërisë në shumë aspekte. Ky progres nuk është përcjellë me reagimet e duhura institucionale të BE.’- tha Milanoviç.

‘Kroacia mbetet për ne një model për tu ndjekur në rrugëtimin drejt BE. Nënvizova se zhvillimet aktuale e kanë bërë domosdoshmëri këtë proces, Kroacia do vijojë të mbështesë fort procesin e zgjerimit.’- tha Begaj.

Pas takimit me Begajn, presidenti kroat, u ndal për një takim edhe me kryeministrin Edi Rama. Të enjten e 19 tetorit Presidenti kroat Milanoviç së bashku me Presidentin Begaj, do të vizitojnë qytetin e Beratit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:35
Procesi integrimit, Milanoviç: Shqipëria ka bërë përparim, por BE s’ka reflektuar

 

Nga Tirana ku ndodhet për vizitë zyrtare, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, tha se Shqipëria ka bërë përparime në procesin e integrimit, por BE nuk ka reflektuar.

‘Në 20 vjet e më shumë jam dëshmitar i zhvillimit të Shqipërisë në shumë aspekte. Ky progres nuk është përcjellë me reagimet e duhura institucionale të BE. Dua të them për herë të 10 diçka që ka thënë për herë të parë në vitin 2012 në kohën kur kryeministër ishte Berisha dhe rrethanat ishin të njëjta. Para 11 vjetësh, në 2012, Shqipëria kishte 3 vjet që ishte anëtare e NATO-s. Me BE tentonte të vazhdonte bisedat, por asgjë nuk ndodhte.

Ky absurd, duket që kemi një problem. Sikur një shtet që është mjaft i mirë i organizuar që të jetë anëtar i NATO-s, Shqipëria aty e ka vendin e saj. Jemi futur së bashku në këtë aleancë. Avancimi drejt një aleance tjetër, BE, e cila me shumë komplekse, aty Shqipëria nuk ka mundur të bëjë hapin e parë dhe as të ngrihet nga shtrati. Duket se aty diçka është e pasinqertë, po jo aq sa duhet. Kjo flet shumë për BE dhe për prioritetet tona.

Fakt është që janë në mes të vetmeve, kjo ka të bëjë me thirrjen për të pranuar Kosovën dhe kjo mua më tregon si fakt që e tërë Evropa e njeh, por nuk dëshiron ta përmend, kjo është e dëmshme për ne. Përderisa koha kalon, këto pengesa bëhen më të fryra dhe të ndërlikuara. Serbia ka ngecur në negociata, ka nisur me vrull të madh. Ata kanë përkrahur kryengritjen e armatosur në Kosovë dhe për këtë nuk ka pasur një përgjigje të duhur. Të mbetet aty ku është dhe të mos e kalojë linjën e respektit të duhur dhe të jetë një vend i gatshëm për të plotësuar ato kushte.

Këtë rrugë e kaluar Kroacia me sukses dhe hap pas hapi. Si vendi me përvojën më të freskët për këtë rrugë, për Shqipërinë mund të jemi këshilltarët më pak të mirë në këtë proces sepse jemi të fundit që jemi anëtarësuar. Tani priten disa pika të reja që do të rrjedhin për të shtyrë më tej këtë proces. Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë vënë në një pozitë të caktuar ku njerëzit në BE do të kenë një ndërgjegje për të cilën nuk do të mburremi në tërësi.’- tha Milanoviç.

Ora 12:30
Begaj me homologun kroat: Duhet të rritet bashkëpunimi ekonomik! Mirënjohjeje Kroacisë për mbështetjen në rrugën drejt BE

 

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një konferencë me homologun e tij kroat, Zoran Milanoviç. Begaj tha se në takimin mes tyre është folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe theksoi se ka shprehur mirënjohjen ndaj Kroacisë që ka mbështetur rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Begaj u shpreh se kanë theksuar nevojën për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve, sidomos sa i takon ekonomisë.

"Kjo vizitë më jep mundësinë që sipas traditës së mikpritjes ti kthej nderimin që më bëri në Kroaci. Dëshmon vullnetin për ta intensifikuar më shumë dialogun politik dhe për të zgjedhuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Vizita vjen në një moment kyç për rajonin, ku Shqipëria dhe Kroacia janë faktorë për paqen dhe stabilitetin në rajon. Vlerësuam bashkëpunimin politik dhe mundësitë e reja mbi bashkëpunimin dypalësh, me fokus të veçantë marrëdhëniet ekonomike. E falënderova për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë për integrimin dhe vendeve të tjera të rajonit. Kroacia mbetet për ne një model për tu ndjekur në rrugëtimin drejt BE. Nënvizova se zhvillimet aktuale e kanë bërë domosdoshmëri këtë proces, Kroacia do vijojë të mbështesë fort procesin e zgjerimit. Shqipëria mbetet një partner i besueshëm i BE. Vëmendje i kushtuam nevojës së intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, duhen më shumë përpjekje për ti nxitur shkëmbimet tregtare mes dy vendeve", tha Begaj. 

Ora 12:26
Begaj dënon sulmin në veri të Kosovës: Akt terrorist, gjërat nuk janë më si më parë! Negociatorët të kenë qasje të re në dialog

 

Në konferencën me presidentin kroat, Bajram Begaj ka dënuar sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës. Begaj tha se gjërat nuk janë më si më parë mes Kosovës dhe Serbisë dhe bëri thirrje që negociatorët e dialogut mes dy vendeve të kenë një qasje të re.

“Nënvizova se pas aktetit të Hamasit ndaj izraelit bëhet e domosdoshme që BE dhe NATO të dekurajojnë qasjen provokative të Serbisë ndaj Kosovës. E vlerësova mbështetjen që Kroacia i jep Kosovës. Që prej sulmit të 2 shtatorit gjërat nuk janë më si më parë, dhe negociatorët duhet të kenë një qasje te re të dialogut”, tha Begaj.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 18/10/2023 15:31

    Presidenti Kroat Milanoviq i beri sh*rrën tere mundit francezo-shqiptar te djeshem ne Tirane....burre I I dinjitetshem dhe me integritet jo si laperi plakes franceze dje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja