‘Më futi dhëndri në hasmëri’ flet e përlotur bashkëshortja e autorit: E dhunonte, kishte lekë dhe e futi në burg pa të drejtë, pastaj i kërkoi divorcin

Manushaqe Picari, bashkëshortja e Mexhit Picarit, autori i vrasje së idh-dhëndrrit, ka folur e përlotur në media në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi një ditë më parë.

Me disa foto në duar, Manushaqe Picari pretendon se ato janë faktet që vajza e saj Dhurata Saliaji është dhunuar vazhdimisht nga Kudret Saliaji. Dhe sipas saj ato nuk kishin fakte se vajza kishte kryer dhunë në familje.

‘Erdhi që ta vriste burrin tim me kamion që ta shtypte. Nëse goca ime ka rrahur vjehrrën të shkonte vjehrra në polici dhe të tregonte provat. Ai rrihte gocën dhe e futi në burg për dhunë në familje, ku e ka ekspertizën që goca i kishte rrah i kanë saju të gjitha gjërat vetë. E ka çarë gocën duke e rrahur që të binte goca ime në burg e të shpëtonte ai.’- tha Manushaqe Picari.

Manushaqe Picari thotë se dhëndri e dhunonte gjithmonë vajzën e tyre dhe se e ka futur në burg pa të drejtë, pasi kishte para. Sipas saj ai ishte dy metra dhe vajza e saj nuk mund që ta dhunonte atë fizikisht, por vajzën e saj e akuzonin pa të drejtë. Ajo thotë se pasi e futi në burg për dhunë i kërkoi divoricin.

‘Bëj 52 vjeç i tha Mexhiti, hajde që të vish me gjithë vajzë. Filloi duke na shajt në telefon dhe pasi na shajti na e solli gocën. Pastaj i tha se do të paraqitesh në Rajonin nr.4 sepse ke dhunuar kalamajt. E ka rrahur, punonte te stadiumi, 10 veta duke e rrahur gocën dhe nuk ka pranuar që të tregojë familjes dhe as mamit të vet. Goca thonin gjasme sikur ka rrahur burrin, e burri ishte dy metra! Ma futën në burg, pa të drejtë. Kishte lek dhe e futi në burg e i kërkoi divorcin. Ai paguante lekë në Gjykatë, dhe vajzën nuk e linte që të takonte fëmijët. Unë nuk kam fol me njeri dje, kam qenë tek lokali, duke punuar me djalin, më futi dhëndri në hasmëri! Kudreti e mbylli vajzën një herë në kasolle. Ka qenë i dhunshëm gjithmonë. Mu fut edhe burri në burg tani.’- tha Picari.

Foto e treguara nga Manushaqe Picari, bashkëshortja e Mexhit Picarit, autori i vrasje së idh-dhëndrrit


Lajmi kryesor:

Konflikti për kujdestarinë e fëmijëve solli vrasjen te Gjykata e Tiranës, mamaja do t'i takonte në prani të psikologes! Flet gruaja e autorit: Kudreti na e dhunonte vajzën


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin