Konflikti për kujdestarinë e fëmijëve solli vrasjen te Gjykata e Tiranës, mamaja do t'i takonte në prani të psikologes! Flet gruaja e autorit: Kudreti na e dhunonte vajzën

Mexhit Picari 53 vjeç ka vrarë në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të, pasi më parë gjykata kishte vendosur që fëmijet t'i lërë la me babanë.

Sipas një vendimi të mëparshëm të Gjykatës që Report Tv ka siguruar, Dhurata Saliaj do i takonte fëmijët në prani të psikologut, ndërkohë që në gjykatë kishte deklaruar se është fyer dhe kërcënuar nga ish-burri.

Manushaqe Picari, bashkëshortja e Mexhit Picarit, autori i vrasje së ish-dhëndrit, ka folur e përlotur në media në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi një ditë më parë, ku thotë se dhëndri i futi në hasmëri.

Me disa foto në duar, Manushaqe Picari pretendon se ato janë faktet që vajza e saj Dhurata Saliaji është dhunuar vazhdimisht nga Kudret Saliaji, duke theksuar se ai ishte shumë i dhunshëm. Madje ajo shton se ish-burri ka dashur edhe që ta shtypë me kamion.

Njoftimi i gjykatës për seancën

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e datës 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë, ku Mexhit Picari, 53 vjeç vrau në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.

Kudret Saliaj u qëllua me 8 plumba, nga vjehrri, ndërsa në trup e kanë kapur 5 plumba. Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin e tij në këtë proces divorci, Adriatik Camaj i cili po ashtu ka mbetur i plagosur.

Autori ka qenë bashkë me vajzën Dhurata Saliaj në të njëjtin lokal me viktimën, disa karrige me tej. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nuk ka pasur sherr mes tyre, por ai i ka shkuar afër dhe e ka qëlluar me pistoletë. Pasi ka kryer vrasjen, autori u largua me këmbë mes pallatesh dhe më pas u arrestua tek shtëpia e vajzës së tij në Yzberisht.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:28
Pamje të reja nga momente pas vrasjes së Kudret Saliajt nga ish-vjehrri, psikologia ulëret dhe i afrohet viktimës në tokë

Pamje të reja vijnë pas ekzekutimit të Kudret Saliajt nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari në qendër të një lokali në Tiranë. Siç shihet nga video shihet viktima i shtrirë dhe i mbuluar në gjak, ndërkohë që avokati Adriatik Cama shihet në këmbë. Sakaq psikologia, në praninë e të cilës ishte përcaktuar që Dhuarta Saliaj të takonte fëmijët e saj, ndodhej në tavolinë kur ndodhi vrasja, dhe siç shihet nga pamjet ulëret e friksuar.

 

Ora 12:14
‘Më futi dhëndri në hasmëri’ flet e përlotur bashkëshortja e autorit: E dhunonte, kishte lekë dhe e futi në burg pa të drejtë, pastaj i kërkoi divorcin

Manushaqe Picari, bashkëshortja e Mexhit Picarit, autori i vrasje së idh-dhëndrrit, ka folur e përlotur në media në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi një ditë më parë.

Me disa foto në duar, Manushaqe Picari pretendon se ato janë faktet që vajza e saj Dhurata Saliaji është dhunuar vazhdimisht nga Kudret Saliaji. Dhe sipas saj ato nuk kishin fakte se vajza kishte kryer dhunë në familje.

‘Erdhi që ta vriste burrin tim me kamion që ta shtypte. Nëse goca ime ka rrahur vjehrrën të shkonte vjehrra në polici dhe të tregonte provat. Ai rrihte gocën dhe e futi në burg për dhunë në familje, ku e ka ekspertizën që goca i kishte rrah i kanë saju të gjitha gjërat vetë. E ka çarë gocën duke e rrahur që të binte goca ime në burg e të shpëtonte ai.’- tha Manushaqe Picari.

Manushaqe Picari thotë se dhëndri e dhunonte gjithmonë vajzën e tyre dhe se e ka futur në burg pa të drejtë, pasi kishte para. Sipas saj ai ishte dy metra dhe vajza e saj nuk mund që ta dhunonte atë fizikisht, por vajzën e saj e akuzonin pa të drejtë. Ajo thotë se pasi e futi në burg për dhunë i kërkoi divoricin.

‘Bëj 52 vjeç i tha Mexhiti, hajde që të vish me gjithë vajzë. Filloi duke na shajt në telefon dhe pasi na shajti na e solli gocën. Pastaj i tha se do të paraqitesh në Rajonin nr.4 sepse ke dhunuar kalamajt. E ka rrahur, punonte te stadiumi, 10 veta duke e rrahur gocën dhe nuk ka pranuar që të tregojë familjes dhe as mamit të vet. Goca thonin gjasme sikur ka rrahur burrin, e burri ishte dy metra! Ma futën në burg, pa të drejtë. Kishte lek dhe e futi në burg e i kërkoi divorcin. Ai paguante lekë në Gjykatë, dhe vajzën nuk e linte që të takonte fëmijët. Unë nuk kam fol me njeri dje, kam qenë tek lokali, duke punuar me djalin, më futi dhëndri në hasmëri! Kudreti e mbylli vajzën një herë në kasolle. Ka qenë i dhunshëm gjithmonë. Mu fut edhe burri në burg tani.’- tha Picari.

Foto e treguara nga Manushaqe Picari, bashkëshortja e Mexhit Picarit, autori i vrasje së idh-dhëndrrit
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston