‘Heshtja nuk është shpëtim, por varr!’, sociologu Tushi: Rasti i 15-vjeçares së abuzuar, alarmant

Alarmant! Kështu e përshkruan sociologu Gëzim Tushi rastin e 15-vjeçares së abuzuar seksualisht në periferi të Tiranës.

“Më lejoni të them që ne duket se po hymë në një shoqëri të shtazëve. Nuk dallojmë më se kush është vajza, kush është i mituri, kush është etj et”, Tha psikologu, Gëzim Tushi.

Shoqëria Shqiptare është në një lloj kaosi moral. Shumë lloje tabush dhe vlera morale të shoqërisë kanë rënë sipas sociologut Tushi.

 “Ideja që seksi ka dalë në plan të parë, ku edhe të moshuarit kanë filluar të çmenden. Kemi filluar të futemi në shoqërinë e kafshëve”, tha psikologu. 

Për Gëzim Tushin nuk është zgjidhje paragjykimi sic ndodh rëndom në shoqërinë shqiptare.

"Më ka ardhur keq që ka pasur tentativa për ta paragjykuar vajzën. Vajza është para adoleshente. Të ndodhura përballë presioneve. Keni parasysh që jetojmë në këto komitete që më mirë të pranojmë të përdhunohem se sa ta marrin vesh të tjerët. Deklaratat e babait ndoshta kanë ndodhur edhe në trysninë e medias. Babai nuk ka nevojë që të dalë përpara kamerës. Krimet seksuale janë shumë intime”, tha Tushi.

Se përse denoncimi nuk erdhi më herët nga vajza e ka një shpjegim. Mjafton të kuptosh se bëhet fjalë për një 14 vjeçare që jeton në një ambient që nuk e kupton askush.

“Në këtë kontekst është e pa pranueshme që ajo shkollë nuk kupton një vajzë që është e hutuar. Si nuk e kuptojnë që është e hutuar, traumatizuar etj.  Si nuk e kuptojnë. Çfarë mund ti ndodhe një vajze më shumë se sa një përdhunim. Po babai si nuk e ka kuptuar. Del aty dhe tregon. Nuk ka nevojë për prindërit të jetë psikolog. Nëse duhet ta mbrojmë fëmijën nga abuzimi seksual duhet të plotësojmë kuotat e prindërimit. Prindërit duhet të jenë më të kuptueshëm”, tha ai.

Ka ardhur koha që të gjithë gjejnë forcat e të denoncojnë këshillon sociologu Tushi pasi sipas tij: Heshtja nuk është shpëtim, por varr.

“Pedofilët, incestet, gjahtarët e seksit minor duhen izoluar. Këta persona duhet të mbyllen o në psikiatri ose në burg. Nuk duhet të rrinë në këmbët tona sepse na rrezikojnë fëmijët”, shtoi ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vera: 05/06/2020 02:49

    Populli te organizohet dhe te marrshoje drejt burgut ku eshte ai pedofili,,ta kape dhe ta lincoje gjer ne vdekje,,policia te bashkohet me popullin..

    Përgjigju
  • Edlira: 05/06/2020 00:54

    Nje sahat e me par. Keta as ne burg nuk duhen te ven se do i paguajme edhe buken qe han se taksapaguesit i mbajne. U skandalizova. Mi pikellon zemra per aye vajz. Dhe atyre plerave le tua nxjerrin emrat. Ata bejne krime ndaj shoqeris dhe ne nuk duhet tu dim as emrat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja