Nisur nga numri i lartë i qytetarëve shqiptar, të cilët duke u përpjekur të largohen nga vendi, zgjedhin rrugë të rrezikshme siç është udhëtimi me gomone, ambasada Britanike në Tiranë u bën thirrje qytetarëve që mos të largohen nga vendi. Në mesazhin e ambasadës thuhet se ndërsa përpiqen të largohen nga Shqipëria, qytetarët mund të humbasin edhe jetën si pasojë e kushteve të motit.
“Duke u përpjekur për t’u larguar nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbësh edhe jetën nga kushtet e rrezikshme të motit. Mos rreziko!”, shkruan ambasada.
Në faqen zyrtare, ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë një sqarim të zgjeruar në lidhje me rreziqet që mund të hasin emigrantët e paligjshëm si dhe çfarë i pret emigrantët që shkojnë në Britaninë e Madhe.
Po ashtu sqarohen edhe disa mënyra të sigurta dhe të ligjshme për të hyrë në MB, ku shtohet se kontrabandistët e njerëzve nuk mund të garantojnë sigurinë ose që do i lejojnë emigrantët të rrinë në MB. Ky paralajmërim vjen ndërsa në mediat britanike raportohen raste të shqiptarëve që mbërrijnë ilegalisht në vend, e kryesisht nëpërmjet gomoneve nga kanali i La Manshit.
Do presim veren te vim meqe deti sehr me dallg.kir duruam Deri tani do durojme edhe ca muaj
Përgjigju