Me grada e medalje/ Profilet e ushtarakëve që u plagosën dje në Letoni

Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj janë specialistë të asgjësimit të municioneve, ndërsa kanë qenë edhe më parë me misione jashtë vendit dhe janë vlerësuar me disa medalje për shërbimet. Shqiptarja.com sjell më poshtë gjitha të dhënat për komandantin dhe rreshterin që u plagosën dje ne Letoni. 

Të dhëna për Major Klodian Tanushi
Major Klodian Tanushi lindur në Dibër më 31.10.1980, fëmija i pare i familjes Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej.

Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv”

Ka marrë pjesë ne kursin "EUFOR Mine Aëareness Instructor Course".

Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si : Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni,  Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.

Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj

Të dhëna për rreshter Julian Kapajn
Rreshter Julian Kapaj, i datëlindjes 05/08/1978, ka lindur në Qytetin e Tiranës me banim, Tiranë:

Gjendja familjare:

Është fëmija i parë i familjes Kapaj, i martuar, ka dy fëmijë dhe ka nje motër. Jeton me prindërit

Arsimimi:

Ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Qemal Stafa”, Tiranë në vitin 1997.

Kurse

Ka kryer kursin funksional per specialitetin AEM (Kursi Fillestar i Asgjesimit të Muncioneve)

Ka kryer kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjesimi i Muncioneve me Eksplozivë”.

Gradimi dhe punësimi:

Është mobilizuar në FA më datë 16.10.2001 si ushtare si n/oficer me gradën n/tetar.

Gjatë karrerës në FA është dalluar në realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë.

Rreshter Julian Kapaj shërben si operator EOD, në RU 4040.

Në 20 dhjetor 2018 është dërguar me mission në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me detyrë Operator EOD.

Medalje :

Medalje Shërbimi më 05.12.2007.

Medalje për shërbime ndërkombëtare më 24.06.2009.


Lajmi kryesor:

Nderohet në Letoni nëntetarja Zarife Hasanaj, kolegët në lot! Trupi mbërrin në atdhe të enjten (FOTOT)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen