Report Tv ka siguruar ekskluzivisht pjesë nga dosja hetimore e prokurorisë ku rezulton se mjeku i spitalit të 'Traumës' Fitim Marku i arrestuar për korrupsion vendoste çmim për shërbimin që i ofronte pacientëve, që në fakt duhet të jetë falas. Në bisedën e përgjuar më 23 shtator në orën 14:20, rezulton se Marku i kërkon 10 mijë lekë një pacienti.

Në bisedën e tij me agjentin e infiltruar si pacient i thotë: "Kur të mbarosh skanerin, më merr në telefon, më prit aty." Gjithashtu zbulon se në skemën e korrupsionit janë edhe të tjerë pasi tregon që paratë i ndan me kolegët. Pasi i jep paratë, mjeku e udhëzon që të presë jashtë sepse do bëjë gati diskun me rezultatet e skanerit.

Marku është transferuar nga spitali i Traumës për trajtim te specializuar tek Neurologjia në QSUT. Gjykata ka urdhëruar që pas shërimit të hetohet me masën e sigurisë 'arrest në shtëpi'.

Mjeku reanimator, Fitim Marku u arrestua pas denoncimeve të qytetarëve për marrje ryshfeti. Ai mori para nga një agjent i infiltruar, ndërkohë që për këtë ngjarje u shoqëruan edhe një infermiere dhe një mjek tjetër.  Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto persona, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndryshëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:32
U arrestua për korrupsion, mjeku Marku transferohet nga ‘Trauma’ te ‘Neurologjia’! Gjykata vendos, pas shërimit do hetohet në ‘arrest shtëpie’

1663940506_A1.jpg

Mjeku Fitim Marku që u arrestua për korrupsion në spitalin e Traumës, është transferuar nga për trajtim te specializuar tek neurologjia. Gjykata ka urdhëruar që pas shërimit të hetohet me masën e sigurisë arrest në shtëpi.