Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua për korrupsion teksa ishte në krye të detyrës në Spitalin e Traumës do të njihet sot me masën e sigurisë. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg.

Seanca për gjykim ishte caktuar të mbahej sot në orën 10:00 por mësohet se mjeku është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka pësuar ishemi cerebrale. Masa pritet të jepet në ambientet e Traumës, ku po merr trajtim mjekësor.

Mjeku reanimator, Fitim Marku u arrestua pas denoncimeve të qytetarëve për marrje ryshfeti. Ai mori para nga një agjent i infiltruar, ndërkohë që për këtë ngjarje u shoqëruan edhe një infermiere dhe një mjek tjetër.  Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto persona, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndryshëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Në përditësim...