'Me ju, ne jemi 12'! Poloninë e pret 'ferri' në Tiranë, shiten të gjitha biletat e Kombëtares

'Me ju, ne jemi 12'! Poloninë e pret 'ferri' në Tiranë, shiten të gjitha biletat e Kombëtares

Tifozët e Kombëtares

Afro 19 mijë zemra do rrahin kuqezi në "Air Albania" mbrëmjen e 10 shtatorit dhe miliona të tjera në mbarë botën, ditën kur Kombëtarja do përballet kundër Polonisë për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se janë shitur të gjitha biletat për këtë duel, teksa stadiumi në Tiranë do jetë në kapacitet maksimal.

Me 22 mijë ulëse, një pjesë e vendeve janë edhe për tifozët miq nga Polonia, që në disa raste kanë treguar se janë të dhunshëm në transferta. Duket se në FSHF i druhen një klime të tensionuar mes tifozëve, teksa bëhet thirrje që kuqezinjtë në tribuna të mbështesin ekipin.

"Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 10 shtator, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar", bën me dije institucioni i futbollit në vend.

Nga precedentët e mëparshëm mes dy kombëtareve, sfida e fundit në "Air Albania" foli për Poloninë 0-1, teksa tifozët e këtyre të fundit u përplasën me policinë dhe hodhën sende të forta kundrejt tifozëve shqiptarë.

Fakt është se mbrëmjen e 10 shtatorit në "Air Albania", duke nisur nga ora 20:45 mijëra tifozë do jenë në mbështjetje të Kombëtares, të veshur me ngjyrat kuqezi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare