Sporti është e vetmja fushë ku jemi të detyruar të nxjerrim kokën nga rëra, të dalim nga katundi dhe të garojmë me vendet e tjera të kontinentit apo botës. Këtu vetëm humbim. Më keq. Shpartallohemi. Turpërohemi. Rregullisht. Çdo verë. Sidomos në futboll ku skuadrat tona të elitës- sa komike kjo fjalë!- duhet të ndeshen në paraeliminatorët e kupave të Europës me skuadra përgjithësisht të panjohura, duke u mundur prej tyre me rrezultate tenistike, duke i habitur e fyer kundërshtarët modestë me dobësinë tonë. Kështu vit pas viti, kështu edhe këtë vit , ku skuadra jonë kampione “Skenderbeu”, në mos gaboj, u mund shtatë me zero, kurse skuadra e Tiranës u mund vetëm pesë me zero. Janë rezultate që çojnë dëm gjithë atë emocion politiko-sportiv dhe gjithë atë publicitet televiziv luksoz e steril që shoqëron kampionatin tonë pa asnjë kontekst bashkohor europian.
Çdo vit, pas disfatës së radhë, aulat e debateve sportive, tepër shik për rezultate aq mediokre, riciklojnë të njëjtat kritika, të njëjtat pohime, të njëjat përfundime, të njëjtat shpresa, urime dhe prognoza kthese që nuk dalin kurrë. Nuk mungon në festivalin e opinioneve edhe ai i kahershmi dhe i përhershmi për t’u tërhequr për disa kohë si vend nga kompeticione të ... tilla, siç janë kupat e Europës , pse jo edhe nga Olimpiadat; të reflektojmë, të mbledhim mendjen, të rregullojmë disa gjëra, të arrijmë njëfarë stadi, që kur të kthehemi sërish në garë, edhe po të mos fitojmë, sëpaku të humbim me dinjitet. Dhe kështu dora dorës të shkojmë edhe drejt ndonjë suksesi që nuk është e nuk ka përse të jetë një obsesion. Paraqitje dinjitoze- kjo do të ishte ambicia e natyrshme e Shqipërisë.
Por nuk besoj se ka shpresë pa një vështrim të thellë të problemit, pa një përmbysje mendore dhe kulturore në gjithë raportin që kemi si vend me botën, me garën, me modestinë, me punën, djersën, talentin, profesionalizmin, përpjekjen… Problemi pra që nuk ka të bëjë thjesht me vogëlsinë apo prapambetjen e vendit. Problemi nuk është sportiv, por shumë me shumë se sportiv. Është shoqëror, politik, kulturor. Është problemi i amatorizmit të ngritur në sistem. Është problemi i cilësisë së elitës që drejton vendin, i raporteve që ka kjo elitë me vlerat, me konkurencën, me të tjerët, me botën; është problemi i informalitetit si dukuria kryesore e jetës në Shqipëri; është problemi i mendësisë provinciale dhe izolacioniste në të cilën jeton përgjithësisht kjo elitë, një provincializëm i veshur me petka metropolitane, gjë që e bën akoma më të shëmtuar mendësinë në fjalë. Këtej buron gjithçka. Sporti është vetëm vitrina. Sporti është vetëm viktima. Sporti është i detyruar të dalë nga strofkulla dhe të ndeshet. Është i vetmi që duhet të matet me rregulla loje të qarta dhe me arbitër të paanshëm. Aty të thyhet në mes duke nxjerrë në pah dobësitë e një vendi që nuk jeton më në një izolim politik dhe ideologjik të imponuar si në kohën e Enver Hoxhës, por në një vetizolim provincial të neveritshëm, që kultivohet nga politikanët e stampës së vjetër për nevoja të pushtetit të tyre vetjak. Po të kishte edhe në politikë një kompeticion të dretpërdrejtë si në sport, kam përshtypjen se humbjet në sport do të na dukeshin lule na krahasim me humbjet në politikë. Por politika jeton apo iludohet të jetojë në luksin e mospërballjes së drejtpërdrejtë me të tjerët. Politika shqiptare matet me vetveten dhe vetëm fiton, vetëm fiton, vetëm fiton, nga fitorja në fitorje. Natyrisht, pa trasparencë, pa juri, pa kontroll, pa verefikim, vetë Ali e vetë Kadi. Shembulli emblematik i kësaj autogare propagandistike është rekordi qesharak vjetor që vendos me veten e tij kryeministri Berisha kur lahet pas një viti në detin Jon. Njoh shumë moshatarë të tij që notojnë rregullisht në det të hapur rreth njëqind herë në vit, nga maji në shtator, një gjë më se normale. Ata mund të qëndrojnë në ujë dy orë dhe më shumë, por kjo s’ka kuptim për nevojat e trupit. Kurse kryeministri ka shpikur “një larje, një rekord në vit”, duke mos u kujtuar se në këtë lloj rekordi ka projektuar në mënyrë perfekte raportin e shprishur të sistemit të tij me garën si vlerë, duke ia këputur kokën si zogut, si i thonë fjalës. Në këtë sistem gjërat jepen ose nuk jepen, nuk fitohen. Prandaj kur ndeshemi me të huajt në sport është njëlloj si të dalim nga sistemi ku jetojmë.
Në fakt kryeministri e ka prishur garën me vragat e pashlyeshme të manipulimit dhe deformimit të të gjitha zgjedhjeve që janë zhvilluar nën administrimin e tij që nga vitit 1996 e këndej. E ka prishur sistemin e vlerave me promovimin e pashëmbullt që i ka bërë mediokritetit në sferat e larta të pushtetit, shkencës, kulturës, e tjerë. Këto janë vërtetë rekordet e tij. Kombëtare. Por edhe ndërkombëtare, sidomos ai i zgjedhjeve. E dëgjova një ditë duke folur për një artist të mirë. Përdorte pa doganë superlativa të tilla si “talent i vlerave univerale” e tjere, e tjerë. Duhet të gëzohemi kur kryeministri flet për artistët. Por duhet të dijë si të flasë, ndryshe ekspozon padituri, hipokrizi dhe, më keqja, ekspozon njësi matëse që nuk janë të standarteve të botës. Vlerat unversale të një artisti njihen në vlerësimet e jurive të specializuara dhe nga kritika botërore e artit, përmes njohjes së veprës së tij në aula të ndryshme të botës nga një publik i gjerë. Artistë të tillë bota shqiptare numëron katër-pesë dhe nuk janë pak, por kur përziejmë me ta edhe artistë të mirë që nuk kanë nivelin e këtyre katër-pesëve, atëherë jemi duke cënuar hierarkinë e vlerave që është një gjë e shenjtë në art, në sport, kudo. Etalonet e artit të madh dhe progresit të madh janë objektive, ndërkombëtare. Nuk mund të shpiken nga Shqipëria. Është qesharake të mendosh të kundërtën. Por injoranca guxon e guxon papushim të shpikë e të promovojë standarte shqiptare të “gjenisë dhe lavdisë”, “legjenda” të sportit, politikës, kulturës dhe shkencës që nuk kanë asnjë medalje, asnjë çmim, asnjë njohje ndërkombëtare. Na prozohet gjithnjë të jetojmë në këtë vetëmashtrim tragjikomik. Dhe pastaj vjen dita kur sporti, i vetmi që duhet të dalë të ndeshet me të tjerët, i merr në lule të ballit të gjitha kusuret.
Duhet të ndryshojmë kryekëput mënyrën e të jetuarit. Duhet të fillojmë të jetojmë në modesti dhe në ambicie, në traditë dhe globalizëm, në atdhetari dhe universalitet. Duhet të jetojmë në hapje dhe në konkurencë të përditshme me të tjerët. Duhet të matemi me standartet ndërkombëtare, vetëm me ato, sado larg tyre qofshim.
(Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com