VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 56-vjeçar për ngacmim seksual me të mitur. 56-vjeçari me iniciale T.Z, banues në Vlorë është kallëzuar në polici nga një e mitur 14 vjeçe, e cila ka deklaruar se ai e ka ngacmuar seksualisht.
‘Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Z., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 14 vjeçe se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.