Një person ka grabitur një dyqan bizhuterish në qytetin e Vlorës nën kërcënimin e thikës. Menjëherë pasi doli nga dyqani i bizhuterive ku mendohet se ka marrë disa mallra me vlerë të konsiderueshme materiale, agresori është arratisur nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje, ku po sekuestron kamerat e sigurisë përreth subjektit. Autori i grabitjes ende i paidentifikuar, është shpallur në kërkim ndërsa ende sesa është dëmi i shkaktuar nga grabitja.
“Pasditen e sotme, në një market në lagjen “Lef Sallata”, një person i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë) ka vjedhur disa bizhuteri dhe më pas është larguar me shpejtësi. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit”-thuhet në njoftimin e policisë.
Pse qenkan mbaruar armet ne Vlore qe dalin hajdutet me kacavida?
Përgjigju