Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Kurbin, pasi u kap me armë zjarri e kanabis në makinë. Në pranga ka rënë Armando Marashi, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje, ndërsa sipas Policisë, dyshohet se i riu mund të ishte nisur për të kryer vrasje, ose grabitje me armë.
Gjatë kontrollit në automjet 'Range Rover' me të cilin udhëtonte i riu, u gjet një kallashnikov, një krehër me 30 fishekë, municion luftarak, një palë targa automjeti të denoncuara të vjedhura në Tiranë, kanabis, si dhe sende të tjera të kundërligjshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nisur nga sendet e kundërligjshme që iu gjetën të riut, prokuroria e Lezhës nisi hetimet pasi nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se 27-vjeçari mund të kryente ndonjë krim ndaj personit apo të vjedhjes me armë.
Marashi akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak"," Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja".
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Kurbin, për veprime të mëtejshme.