Me kallashnikov, pistoletë dhe municion luftarak në makinë, arrestohet 24-vjeçari në Kurbin, mund të kryente vjedhje! I dënuar më parë në Shqipëri e Luksemburg

Me kallashnikov, pistoletë dhe municion luftarak në makinë, arrestohet 24-vjeçari në Kurbin, mund të kryente vjedhje! I dënuar më parë në Shqipëri e Luksemburg

Makina e 24 vjeçarit

Një grabitje mund të kishte ndodhur nëse Ermando Cima, 24 vjeç banues në Kurbin nuk do ishte arrestuar sot nga policia. Të riut të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, gjatë kontrollit në automjet tip "Benz" më të cilin po qarkullonte iu gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, një pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me makinën.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vjedhja" dhe "Vjedhja më shumë se njëherë, duke sjellë pasoja të rënda”. Gjithashtu, i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Luksemburgut i ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vjedhja, më shumë së një herë, duke sjellë pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim. Sipas policisë dyshohet se i riu mund të kryente vepër penale në fushën e krimeve të vjedhjes me armë.

Njoftimi i policisë:

Me kallashnikov, pistoletë dhe municion luftarak në automjet, 24-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, kapet e vihet në pranga nga Policia e Kurbinit. Finalizohet operacioni policor "Zhejë".  Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Lezhë. Sekuestrohen armë zjarri automatik, pistoletë, municion luftarak dhe një automjet.

Shërbimet e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas në kërkim, i cili qarkullonte dhe me armë zjarri në automjet, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin policor të koduar "Zhejë".

Në kuadër të operacionit u kap dhe u ndalua shtetasi Ermando Cima, 24 vjeç, banues në fshatin Zhejë, Kurbin, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vjedhja" dhe "Vjedhja më shumë se njëherë, duke sjellë pasoja të rënda”. Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Luksemburgut i ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vjedhja, më shumë së një herë, duke sjellë pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim. 

Gjatë kontrollit në automjet tip "Benz" më të cilin po qarkullonte ky shtetas u gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, një pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, strukturat hetimore të DVP Lezhë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti, pasi nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se ky shtetas mund të kryente vepër penale në fushën e krimeve të vjedhjes me armë. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak", "Vjedhja" dhe "Vjedhja", më shumë së njëherë, duke sjellë pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ishalla: 31/08/2021 13:27

    Me gjith keto precedente e me gjith keto arme me vete ishalla po e ban ndonje dit burg se asht person me rrezikshmeri te larte O do vrasi njeri o kan per ta vrar se ka te gjat e njof mir

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen