SARANDE - Një rast i rrallë emigrimi është shënuar ditët e fundit në Ksamil, ku Ilirjan Korbi nga Kamza ka tentuar të kalojë Kanalin e Korfuzit me një varkë-kamerdare.
Pasi u kap nga policia në mesin e Kanalit të Korfuzit, ai ka thënë se po ikte si shkak nga papunësia dhe varfëria.
Rasti i fundit i kalimit të kufirit në këtë mënyrë është shënuar në vitet ’80.
Por nëse atëherë të rinjtë nga Çuka ia dolën mbanë të kalonin Kanalin e Korfuzit, i riu 19 vjeçar, nga Tirana nuk ia ka dalë dot ta kalojë, pasi është kapur nga Policia Kufitare e Sarandës, e cila për të riu ka përcjellë materialet për ndjekje penale për kalim të paligjshëm të kufirit.

(Kamerdarja me të cilën i riu tentoi të mbërrijë në Korfuz nga Ksamili)
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com