Me kamion nga Franca në Angli, shkatërrohet banda! Foto ku fshiheshin emigrantët shqiptarë që donin të shkonin për një jetë më të mirë

Gjykata britanike ka dënuar një grup prej shtatë personash të akuzuar për trafikimin e emigrantëve të paligshëm shqiptarë përmes kamionëve në Angli.

Të pandehurit sipas autoriteteve britanike, kishin kombinuar aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të klandestinëve me kultivimin e kanabisit në Brent të Londrës.

Dimitraki Nika, 35 vjeç, Arlin Leka, 29 vjeç dhe Doru-Emil Moldovan, 32 vjeç, pranuan pjesëmarrjen në kryerjen e veprave penale.

Kristian Agolli, 35 vjeç, Aldis Cseplye, 33 vjeç, Sorin Holerca, 40 vjeç dhe Jozef Szekely, 33 vjeç, u shpallën fajtorë dhe morën një dënim të kombinuar me mbi 24 vjet burg.

Si u zbuluan
Daily Mail shkruan se grupi u zbulua pasi detektivët mbyllën dy fabrika kanabisi në Brent, Londër. Tabloidi britanik ka publikuar edhe fotot e hapësirave të ngushta të kamionëve ku emigrantët shqiptarë janë të detyruar të fshihen gatë rrugëtimit ilegal për në Britani.

Shtatë të pandehurit, trafikonin ilegalisht burra shqiptarë në MB, duke gjetur persona që kërkonin mundësi më të mira ekonomike. Policia britanike zbuloi se grupi i trafikantëve kishte përdorur automjete mallrash të regjistruara me targa rumune për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar duke ndjekur rrugën e pazakontë nga Dunkirk në Dover, me shqiptarë të fshehur në zonën e kabinës.

Kamionët ndaluan në stacionet e shërbimit në autostradë, ndërsa emigrantët e paligjshëm largoheshin zakonisht në zonën e Southgate. Zëvendës Drejtori i Njësisë së Hetimit Kriminal në Ministrisë së Brendshme, Chris Foster, tha se do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerët për të penguar bandat që trafikojnë emigrant në mënyrë të paligjshme në Angli".

Qeveritë britanike dhe Shqiptare kanë nënshkruar një marrëveshje kundër këtij fenomeni për kthimin e shpejtë të emigrantëve të paligjshëm, pasi shifra e shqiptarëve të mbërritur ilegalisht atje është vlerësuar shqetësuese.

TË DENUARIT
Dimitraki Nika, 35 vjeç
Arlin Leka, 29 vjeç
Doru-Emil Moldovan, 32 vjeç
Kristian Agolli, 35 vjeç
Aldis Cseplye, 33 vjeç
Sorin Holerca, 40 vjeç
Jozef Szekely, 33 vjeç

 

 

 

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Formula 1/ Red Bull njofton largimin e Adrian Neway pas 18 vitesh, e presin te Ferrari

Formula 1/ Red Bull njofton largimin e Adrian Neway pas 18 vitesh, e presin te Ferrari