Një 21-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kapshticë nga Policia Kufitare, i akuzuar për trafik droe. Në pranga ka rënë Andrea Xhemollari, ndërsa Policia bën me dije se ai u kap në dalje të Shqipërisë.
Gjatë kontrollit fizik që shërbimet e policisë, kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi, në xhup, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.