‘Më kanë kërcënuar, unë vetëm ujisja kanabisin’, i riu shqiptar kapet me ‘shtëpi bari’ në Angli, dënohet me dy vite burg

‘Më kanë kërcënuar, unë vetëm ujisja kanabisin’, i riu shqiptar kapet me ‘shtëpi bari’ në Angli, dënohet me dy vite burg

Malbor Luzi

Malbor Luzi është dënuar me dy vite burg nga autoritetet britanike, pasi u kap pak kohë më parë duke u kujdesur për rritjen dhe kultivimin e bimëve narkotike, brenda një ‘shtëpie bari’ në Angli.

33-vjeçari shqiptar, u kap në një shtëpi, në dhomat e të cilës u gjetën 489 bimë narkotike dhe vlera e tyre shkonte deri në 268,950 paund. Ai u arrestua në flagrancë më 20 tetor të këtij viti në Leeds. Shtëpia e barit ishte e pajisur me mjete të sofistikuara për ngrohje, ndriçim dhe rritje të lëndës narkotike. Në momentin e arrestimit, shqiptarit iu gjet një celular, para, si dhe një kartë identiteti.

33-vjeçari, pa adresë fikse, pasi u intervistua pretendoi se ishte kërcënuar nga të tjerë që e urdhëruan të kujdesej për bimët. Malbor Luzi tha gjithashtu se ai kishte qenë përgjegjës vetëm për ujitjen e bimëve. Ai u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit dhe u burgos për dy vjet.

Malbor Luzi

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njeri i mire: 09/12/2021 23:09

    Te shkretet Shqipetare. Keto jane pasojat e nje shteti te qelbur si Shqiperia qe drejtohet nga maskarenje. Kur populli nuk ka edukim dhe shprese mergon neper bote duke marre persiper lloj lloj sakrificash per te mbijetuar. Mos gjykoni. Ku i dihen hallet qyqit!!!

    Përgjigju
  • Oriku: 07/12/2021 21:13

    Po keta na dalin te gjith viktima kur kapen.Ne vere i shikon me makina te shtranhta duke gjuajtur dhe hapur bythesh ne shqipri

    Përgjigju
    • Ana: 09/12/2021 18:53

      Del cdo analfabet edhe flet . Po ti mo fshatar e njeh qe flet .

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër