VIDEO/ Me kapuç e doreza, futej në banesa dhe vidhte para, arrestohet 'hajduti serial' në Golem! I dënuar më parë për të njëjtin krim

DURRËS- Ben Sula, banues në Rrogozhinë është arrestuar nga policia e Durrësit pasi është kapur duke vjedhur shuma parash në 3 banesa të ndryshme, brenda një dite.

47-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje, futej nëpër shtëpia i maskuar e me doreza dhe vidhte para.

Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi nga hetimet rezultoi se më datë 24.12.2023, ka vjedhur në 3 banesa në Golem, shumat 30 000 lekë, 100 000 lekë, 7000 euro dhe 3000 dollarë.

'Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash, 3 ora dore, 2 m fitil zjarrpërcjellës dhe sende të tjera të dyshuara të vjedhura, si dhe doreza, kapuç, gërshërë, automjet dhe veshje që dyshohet se përdoreshin nga Ben Sula gjatë kryerjes së vjedhjeve. Po hetohet për të provuar ligjërisht vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 47-vjeçari.'- njofton policia.

Ben Sula është emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2022, u arrestua si autor i dyshuar i 19 vjedhjeve, pasi vidhte turistët në Sarandë. Gjatë vitit 2021 sërish në sezonin veror të atij viti ka kryer 19 vjedhje, në ambiente të ndryshme, në qytetin e Sarandës. Gjatë arrestimit asokohe iu sekuestruan nga policia, sende me vlerë, aparate celularë, bizhuteri dhe shifra deri në 500 mijë lekë, 11 mijë € dhe 1 mijë $.

45-vjeçari ishte i ndaluar më parë në Greqi dhe Itali ku edhe aty kryente të njëjtat veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shteti: 10/01/2024 11:02

    O shteti futi shiringen ksaj kategorie qe kur te shkoj prape te vjedh ti ngrije dora dhe kemba. Shko mor llum puno se nuk gezohet djersa e tjetrit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?