‘Më kontaktoi një nga klubet më prestigjioz në botë’, Pioli flet si trajner i Milanit

‘Më kontaktoi një nga klubet më prestigjioz në botë’, Pioli flet si trajner i Milanit

Pas firmës së hedhur në kontratë Stefano Pioli është prezantuar sot zyrtarisht si trajneri i ri i Milanit. 53-vjeçari që më herët ka drejtuar Interin ka marrë vendin e Giampaolos, trajnerit të shkarkuar nga drejtuesit e ‘djallit’ pas shtatë javësh. Me klubin kuqezi Pioli ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me 1.5 mln euro në sezon, ndërsa në rast kualifikimi në Champions League do të marrë edhe 500 mijë euro në formë bonusesh.

Fjalët e tij të para si trajneri i Milanit ishin: “Jam entuziast për këtë aventurë. Më kontaktoi një nga klubet më prestigjioze në botë. Jam i bindur që mund të bëj një punë të shkëlqyer, së bashku me drejtuesit që besuan te unë.”

Pioli bëri edhe një koment për tifozët e Milanit të cilët e kanë kritikuar për deklaratat kur trajneri drejtonte Interin: “E kaluara është e kaluar, unë jam një profesionist, me dëshirën e madhe për të bërë mirë. Gjykimet mi jepni në fushë, jo se si kam qenë unë si fëmijë.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë