Me krah të thyer doli me
not, peshkatarët e ndihmuan

Gerald Baramuça nga Bathorja, është ushtari profesionit që i ka shptuar mrekullisht këtij incidenti tragjik. Baramuça, ka deklaruar se është hedhur nga helikopteri me parashutë, para se ai të binte në ujë. Nga kjo hedhje ai ka thyer njërin krah në dy vende, ndërkohë ka marrë një plagë në pjesën e kokës. Baramuça sapo ka rënë në ujë, ka notuar me një krah, duke ju afruar bregut. Teksa notonte ai thëriste “…ndihmë ndihmë…”, ku është dëgjuar nga disa peshkatarë afër zonës ku u rrëzua helikopteri, të cilët ishin në afrim e sipër afër vendit.

Kjo pasi, peshkatarët kishin vënë reh rrëzimin e avjonit në ujë. Dëshmia e ushtarit Baramuça, do të zbardhë të plotë të gjithë anomalinë që është hasur gjatë drejtimit të helikopterit,anomali e cila solli dhe rrëzimin e tij, duke marrë dhe jetën e dy pilotëve shumë të rinj.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion