VLORË- Me makina luksoze, "Lamborghini" dhe "BMW", dy shqiptarë të Kosovës janë ndjerë “zot” të rrugës duke ecur me shpejtësi të frikshme në autostradën Fier-Vlorë, madje duke mos i ndaluar as policisë.
Drejtuesit e automjeteve u pikasën nga radarët e policisë në Bypass-in e Fierit, por nuk kanë ndaluar derisa janë bllokuar nga policia në hyrje të qytetit të Vlorës.
Ata udhëtonin me 225 km/h duke bërë gara me shpejtësi me njëri-tjetrin. Policia thotë se drejtuesi i "Lamborghinit", një 40 vjeçar me banim në Zvicër, u ndëshkua me 168 mijë lekë për tejkalim e garë shpejtësie, udhëtim pa targë dhe mos bindjen ndaj policisë.
Ndërkohë, drejtuesi i "BMW një 36-vjeçar me banim në Kosovë u ndëshkua me 120 mijë lekë për Tejkalim dhe garë shpejtësie. Policia apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor duke evidentuar faktin se kudo ka radarë dhe punonjës të Policisë Rrugore.
-
Si i fituan ata para keta Analfabeta per te blejte nji Lamborgini,pyetni cfar dipllomash kane keta,ose sa kg droge kan shitur.
Përgjigju-
diplom biznesi ja ka dhon jotom se e ke pas msuse
-
-
Në biruc e kan vendin, këta GERRNAÇA. Në Zvicerr këta sillen si " çengja " , se atje i fusin në burg, në Shqipëri si vrases.
Përgjigju -
Nuk mjaftojne budallenjte brenda kufinjve ,tani po na vijne edhe budallenjte jashte kufinjve te na marrin ne qafe! Bageti pa coban!
Përgjigju -
Tu sekuestrohen makinat luksoze dhe shikoni ne ankand
Përgjigju










Komente
Komento