TIRANË- Me logon e re të PD, të ndryshuar në Kuvendin e Sali Berishës më 11 dhjetor, Komisioni i Rithemelimit ka publikuar njoftimin mbi mbajtjen e referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Njoftohet se referendumi do të zhvillohet më 18 dhjetor, ditën kur do ta mbahet Kuvendi i PD, ndërsa orari i votimit do të jetë nga 08:00 deri në orën 17:00. 

Kujtojmë se në Kuvendin e Berishës u votua me 4446 vota pro për shkarkimin e Bashës nga posti i kreut të PD “për thyerje të rënda të statutit të PD, përvetësim të kompetencave të organeve qendrore dhe dëm të rëndë të interesave politike dhe elektorale të saj”. Votim për shkarkimin e Bashës do të ratifikohet me referendum në datën 18-dhjetor.

Komentin e tij mbi referendumin për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike që do të mbahet më 18 dhjetor, përmes procesit “1 anëtar, 1 votë” ka dhënë edhe deputeti i PD, Edi Paloka. Ai tha se vetëm vota e zgjidh këtë krizë dhe se një kryetar që nuk e pranon dhe mban me hile karrigen, nuk meriton asgjë. Ai kujtoi se data 18 do të jetë ajo në të cilën demokratët do të vendosin.

Pavarësisht vendimeve të marra në Kuvendin e Berishës, PD zyrtare ka theksuar se asnjë prej tyre nuk është legjitim. Basha më 12 dhjetor, mblodhi Këshillin Kombëtar të kësaj partie, ku miratuan rezolutën e posaçme dhe shpallën Kuvendin e Berishës si anti-amerikan. Po ashtu këshilli votoi me votim të fshehtë, për shkarkimin nga të gjitha funksionet në parti të kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Palokës, 5 anëtarët e kryesisë si dhe 4 sekretarë.

Njoftimi i Lulzim Bashës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:08
Referendumi për shkarkimin e Bashës, Paloka: Një kryetar që nuk pranon votën e anëtarëve të tij nuk meriton asgjë! Data 18, koha të vendosin demokratët

Deputeti i PD, Edi Paloka ka dhënë komentin e tij mbi referendumin për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike që do të mbahet më 18 dhjetor, përmes procesit “1 anëtar, 1 votë”.

Paloka shprehet se vetëm vota mund të zgjidhi këtë krizë të krijuar nga Basha, duke shtuar se ai refuzoi të votëbesohej nga demokratët më 9 shtator, diçka që siç theksoi deputeti ia kishte kërkuar disa herë.

Deputeti i PD ka thumbuar duke thënë se një kryetar partie që nuk pranon votën e anëtarëve të tij dhe bën çdo hile për të mbajtur karrigen duke shkatërruar partinë, nuk meriton asgjë.

“Më datë 18 dhjetor demokratet do të votojnë në referendum. Ata vendosin jo disa karrige në seli që në fakt nuk i lidh asgjë me PD!”, shkruan ai.

“Vota eshte ajo qe mund ta kishte zgjidhur qe ne fillim kete krize te shkaktuar nga Basha. Qe ditet e para ja kam kerkuar edhe ne sy edhe publikisht qe minimalisht duhej te votebesohej nga demokratet pas 9 shtatorit. Nuk e pranoi kurre voten megjithese ishte e vetmja menyre per te shmangur percarjen. Ne se kishte shumicen e demokrateve , sic deklaron, atehere do ta ndiqnim te gjithe . Po nje kryetar partie qe nuk pranon voten e antareve te tij dhe ben cdo hile per te mbajtur karrigen, duke shkatërruar partine , nuk meriton asgje . Justifikimin se eshte zgjedhur pak muaj me pare me 80% te votave, ta ruaj per te tjere, jo per ne qe e dijme se si u zgjodh. Me date 18 dhjetor demokratet do te votojne ne referendum. Ata vendosin jo disa karrige ne seli qe ne fakt nuk i lidh asgje me PD !”, shprehet Paloka përmes një postimi në rrjetin social Facebook.