Lotët e Lionel Messi-t u bënë çështje pas ndeshjes me Algjerinë ku argjentinasi arriti të realizonte ‘tripletë’. Pas ndeshjes ai tha se qau për një arsye personale që nuk ka lidhje me futbollin, ndërsa sëfundmi në Argjentinë kanë zbuluar edhe arsyen.

Shkak është bërë babai i Messi-t, Jorge, i cili një muaj më parë shfaqi shenjat e një sëmundje, që po rezulton më e rëndë se sa pritej. Ditët e fundit ai është përkeqësuar dhe nuk ka udhëtuar në SHBA me të birin.

Messi në intervistë i shprehu falenderimet të gjithë stafit të Argjentinës që i është gjendur pranë në këtë moment të vështirë, ndërsa Jorge mësohet të ketë qenë ai që e shtyu Messi-n në moshën 13-vjeçare të shkonte në Katalonjë te Barcelona.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.