Me makina kundër masave të izolimit në Spanjë/ Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit (VIDEO)

SPANJË- Mijëra njerëz në Spanjë protestuan kundër menaxhimit të situatës me Covid-19 nga ana e qeverisë spanjolle.

Partia e të djathtës ekstreme, Vox u ka bërë thirrje mbështetësve që të dalin me makina nëpër qytetet më të mëdha spanjolle, në mënyrë që të grumbullohen, por duke respektuar distancën fizike. Me flamuj në duar, protestuesit në Madrid i kërkuan kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez të japë dorëheqje.

Në Spanjë janë aplikuar disa nga masat më të ashpra në Evropë që nga 14 marsi. Javët e fundit janë lehtësuar masat, megjithëkëtë në Madrid dhe Barcelonë janë ende në izolim, për shkak të shpërthimit të rasteve të reja me Covid-19. Lehtësimi i masave në këto qytete do të fillojë nga e hëna.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie