VIDEO/ Me makina luksoze dhe fishekzjarre, mijëra shqiptarë ‘zbarkuan’ në rrugët e Londrës për të festuar Pavarësinë e Shqipërisë! Arrestohen disa prej tyre

VIDEO/ Me makina luksoze dhe fishekzjarre, mijëra shqiptarë ‘zbarkuan’ në rrugët e Londrës për të festuar Pavarësinë e Shqipërisë! Arrestohen disa prej tyre

Pamje nga festimet 28 Nëntorit në Britani

Mijëra shqiptarë kanë pushtuar mbrëmjen e djeshme (28 Nëntor) rrugët e Londrës për të festuar ditën e Pavarësisë duke hedhur fishekzjarre dhe shishe. Sipas raportimeve disa prej tyre janë arrestuar nga policia.

Rrugët rreth Westminster u bllokuan nga njerëzit që valëvitnin flamuj shqiptarë me makina të tipeve të ndryshme si Audi, Mercedes dhe makina sportive të konvertueshme. Në videot e publikuara disa prej makinave shiheshin duke ecur në trotuare dhe duke i rënë borive.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, disa njerëz u panë duke valëvitur flamuj teksa kishin hipur sipër makinave. Qarkullimi i rregullt I makinave në përpjekje për të kaluar nëpër kryeqytet u ndal pasi tubimi shkaktoi mbylljen e rrugëve.

Policia Metropolitane konfirmoi se arrestoi shumë njerëz pasi disa njerëz hodhën fishekzjarrë drejt turmës, ndërsa të tjerë dyshohet se hodhën shishe drejt oficerëve.

Policia lëshoi një urdhër shpërndarjeje në rrugët e Londrës qendrore, duke u dhënë oficerëve më shumë fuqi për t’i detyruar njerëzit të largohen nga zona ose t’i ndalojnë nëse refuzojnë.

Policia më vonë vlerësoi se ‘rreth 1000 njerëz’ ishin mbledhur në rrugën Belvedere për të marrë pjesë në këtë tubim si pjesë e demonstratës, me mbylljen e rrugës midis York Road dhe Concert Hall Approach.

“Ne kemi parë disa njerëz që valëvitin flamujt shqiptarë nëpër çatitë e makinave në lëvizje. Kjo është qartësisht e rrezikshme. Dy makina janë ndaluar dhe kushdo tjetër që shihet duke e bërë këtë do të trajtohet nga oficerët. Ngjarja në rrugën Belvedere vazhdon dhe oficerët qëndrojnë në zonë për të mbajtur njerëzit të sigurt. Kemi bërë një arrestim pasi një burrë hodhi një fishekzjarre drejt turmës pranë Kopshteve Jubilare. Ai është dërguar në paraburgim”, njoftoi policia britanike.

Më vonë policia gjithashtu njoftoi se një grup demonstruesish u mblodhën pranë Stacionit Waterloo, ku u përleshën me policinë. 

“Një grup njerëzish tani janë mbledhur në York Road, pranë Stacionit Waterloo. Efektivët janë në proces të pastrimit të rrugës dhe nëse është e nevojshme do të ndërmerren masa përmbarimore. Grupi i shkëputur në York Road është bërë konfrontues dhe agresiv me shishet e hedhura ndaj oficerëve. Janë bërë arrestime. Ne po përdorim fuqitë e Seksionit 35 për të shpërndarë turmën dhe për të parandaluar çrregullime të mëtejshme. Rruga Belvedere tani është e qartë”, njoftoi policia britanike.

Kjo gjë pason një rritje prej 13 mijë emigrantësh shqiptarë në Britaninë e Madhe vitin e kaluar përmes kalimeve me varka të vogla. 

 

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fred: 29/11/2023 17:51

    Me siguri kane marre leje per kete bllokim rrugesh e hedhje fishekzjarresh...kujtojne se mund te bejne çfare t'u thote kokrra e trurit ne mes te Londres.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?