Me makinën e të atit për herë të parë, Mick Schumacher: Do jetë garë me shumë emocione

Me makinën e të atit për herë të parë, Mick Schumacher: Do jetë garë me shumë emocione

Mick Schumacher

Mercedes ka njoftuar se Mick Schumacher do të jetë i pranishëm në Festivalin e Shpejtësisë në Goodwood të muajit të ardhshëm, duke ngarë makinën e garave të babait të tij Michael të vitit 2011, W02.

Schumacher iu bashkua tetë herë kampionëve të botës në fillim të vitit 2023 si pilot rezervë, pas dy sezonesh me Haas. Që atëherë, ai ka shijuar për herë të parë aksionin në pistë për ekipin, në fillim të këtij muaji në W14 në testin e gomave Pirelli në Barcelonë.

Një Schumacher i kënaqur, i cili do të marrë pjesë në këtë ngjarje për herë të parë. “Do të jetë spektakolare të garoj me makinën e babait tim të vitit 2011, W02, edhe nëse është vetëm një ngarje e shkurtër. Kam pasur fatin të drejtoj një nga makinat e tij Benetton dhe disa nga Ferrarit që ai ka garuar. Kjo do të jetë hera e parë pas timonit të një Mercedesi që ai ka drejtuar. Jam i sigurt se do të dal prej tij me një buzëqeshje të madhe në fytyrën time”, ka shtuar më tej Mick.

Kujtojmë se Michael prej dimrit të 2014 është në koma, pas aksidentit në një pistë skish në Zvicër.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë