Korçë- Maskat terrorizojnë një familje në fshatin Porodinjë të Korçës. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30 ku 4 persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e shtetasit, Engjëllush Dinkallari 38 vjeç.
Sipas informacioneve nga policia personat e maskuar e kanë goditur me pjesën e pasme të armës 38 vjeçarin, por nuk kanë mundur të marrin asgjë prej tij.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorëve ende të paidentifikuar.
Njoftimi i plotë:
Korçë
Informacion paraprak.
Më datë 12.08.2018, rreth orës 22.30, në fshatin Porodinë-Korçë, dyshohet se katër shtetas të maskuar, kanë hyrë forcërisht për të vjedhur në banesën e shtetasit E.D, 38 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e Policisë ku sipas deklarimeve të pronarit të banesës, autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar e armatosur dhe gjatë tentativës për të vjedhur, kanë lënduar lehtë njërin prej pjestarëve të familjes dhe më pas janë larguar duke mos arritur të realizojnë vjedhjen.
Nga ana e Policisë, janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.