Me maska anti-COVID e pinca prerëse, ‘skifteret‘ vjedhin biçikletat! ReportTv sjell video ekskluzive

TIRANË- 20 biçikleta denoncohen çdo ditë të vjedhura në komisariatet e Tiranës, shifër kjo e shtuar përgjatë pandemisë COVID -19. 

Ndërsa në të gjithë vendin kjo shifër arrin në 40 deri në 50 çdo ditë, duke e kthyer në një biznes fitimprurës për shkak edhe të përdorimit masiv të biçikletave në zonat urbane.

Qytetet më të prekura nga vjedhja e dy rrotakëve rezultojnë Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Shkodra ndërsa policia ka goditur disa grupe që janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Report Tv sjell dy video ekskluzive ku në rrugën "Mihal Duni" në Tiranë i maskuar me maskë anti-COVID dhe kapuç një djalë i ri futet në garazhet e një pallati e pasi studion se cila është biçikleta më e mire, e vjedh në pak sekonda.

Ky person nuk shqetësohet aspak nga prania e kamerave të sigurisë por pasi vë re se aty ka një kamer vendos kapuçin mbi kokë dhe pasi merr biçikletën largohet. Një tjetër metodë është ajo e prerjes së zinxhirit të sigurisë së biçikletës me pinca mekanike që kanë forcë të presin edhe hekurin. Siç shihni në këto pamje biçikleta është e parkuar në hyrje të pallatit përball kamerave të sigurisë. Por hajduti pasi afrohet dhe studion kavon e sigurisë së biçikletës e këput me pincat profesionale, i fut ato në çantën e shpinës.

Pas këtij veprimi ai merr biçikletën nën kamuflimin e kapuçit dhe largohet i pa shqetësuar nga askush. Kjo vjedhje është shënuar më datën 1 nëntor pas ambulancës numër tre në tiranë në ora 11:13 minuta të paraditës.

Të kontaktuar nga Report Tv hetues të krimeve ndaj pronës në drejtorinë e përgjithshme të policisë sqaruan se hetimi i këtyre rasteve shfaq vështirësi pasi shumica e biçikletave nuk kanë asnjë dokument pronësi apo numër identifikimi. Ndërkohë një aksion i krimit ekonomik është duke monitoruar tregon e shit-blerjeve të dy rrotakëve për të parandaluar tregtimin e biçikletave të vjedhura në tregun e zi, ku shiten 10 herë më lirë se vlera reale.

Mesatarisht çmimet e blerjes së biçikletave të vjedhura pronarëve shkojnë nga 30-45 mijë lekë ndërsa hajdutët ato i shesin në treg të zi apo tek tregtarë abuziv për 5-15 mijë lekë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shukriu: 11/11/2020 15:02

    E pra kjo eshte policia qe duhet ... dekoroni Edhe Sajen mer amon , ai eshte krenaria juaj , u ripollem urraaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë/ Dy persona qëllohen me kallashnikov, dërgohen në spital! Autorët djegin makinë në autostradë (VIDEO)

Atentat në Vlorë/ Dy persona qëllohen me kallashnikov, dërgohen në spital! Autorët djegin makinë në autostradë (VIDEO)