Pas aksidentit tragjik të ndodhur ditën e djeshme, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, Njësia Operacionale e Tiranës ka 'zbarkuar' në autostradën Vlorë-Fier, ku po kryhen kontrolle të shumta me radarë. Burime bëjnë me dije se deri më tani janë vendosur të paktën 15 masa ndëshkimore. masat e Policisë vijën pas ngjarjes së rëndë që u regjistrua një ditë më parë, ku humbën jetën Eduart Gushi, Silvana Gushi, Eva Gushi dhe Anastasia Gushi.

Ndërkohë, po ashtu Policia Rrugore ka shtuar masat dhe prezencën e efektivëve në rrugët e konsideruara problematike në vend.

Në aksin rrugor nga tuneli i Elbasanit deri në Bërzhitë ku policia po monitorin me radarë janë hequr 8 patenta brenda 3 orëve, për shkak të shpejtësisë së madhe që ka qenë mbi 130 k/h, në një kohë që në atë aks nuk lejohet më shumë se 90 km/h.

Pikërisht kjo shpejtësi është kthyer shpesh në tragjedi të rënda dhe aksidente të tmerrshëm duke marrë jetë njerëzish. Me hyrjen në fuqi të kodi të ri rrugor, tashmë shoferëve u është hequr patenta u është vënë edhe 15 mijë lekë gjobë.

Ndryshimet në kodin e ri parashikohet që shoferët e dehur dhe ‘kamikazët’ e shpejtësisë parashikohet nga heqja e patentës, humbja e pikëve, gjoba e  deri në rikthimin  në autoshkollë nga e para.

Kjo masë ekstreme është ndërmarrë për të disiplinuar ‘kamikazët’ në rrugë që prodhojnë tragjedi me mjetet tyre, duke ecur me shpejtësi të lartë.

1624696910_1624695622BERZHITE.jpg

Policia rrugore

VIDEO/Raportimi i gazetarit Arsen Rusta
 
Pjese  nga ligji i ri ne Kodin Rrugor per gjobitjen e personave qe riperserin shkeljet e tejkalimit te shpejtësisë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:48
Aksidenti tragjik dje, Njësia Operacionale e Tiranës 'zbarkon' në autostradën Vlorë-Fier! Vendosen mbi 15 masa ndëshkimore