Turistja austriake, Adelhat Wolper, ka falënderuar policinë shqiptare, që e gjeti pas nëntë orësh kërkime në pyllin e Llogarasë, teksa kishte humbur rrugën, pasi ishte ndarë nga grupi.

Në videon e publikuar nga policia, 45-vjeçarja shfaqet me një tufë mimozash në duar, teksa shprehet se efektivët i shpëtuan jetën dhe për këtë është shumë e lumtur.

Shumë mirë. Policia më e mirë. Ato ishin shumë të mrekullueshëm. Më shpëtuan jetën. Jam shumë e lumtur.

Adelhat Wolper, turistja austriake


Lajmi kryesor:

Nëntë orë kërkime në pyllin e Llogarasë, gjendet turistja austriake