Policia njofton se ka gjetur pas 9 orësh kontroll në pyllin e Llagarasë turisten austriake, e cila humbi rrugën ditën e djeshme, teksa u nda nga grupi.
Policia njofton se është gjetur shëndoshë e mirë 45-vjeçarja Adelhat Wolper, e cila i është nënshtruar kontrollit mjekësor dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Pas 9 orë kontrolli në pyllin e Llogorasë është gjetur shëndoshë e mirë shtetësia austriake. Pas njoftimit të marrë se në pyllin e Llogorasë ka humbur shtetësia austriake, A.W., 45 vjeçe, u ngritën grupe të posaçme forcash policore me qëllim kërkimin dhe gjetjen e saj.
Strukturat Policore të DVP.Vlorë së bashku me agjensinë e zonave të mbrojtura dhe në bashkëpunim me banorët e zonës, pas 9 orë kontrolli në një terren të vështirë dhe një situate meteorologjike jo të mirë në pyllin e llogorasë kanë bërë të mundur gjetjen e shtetases austriake shëndoshë e mirë.
Shtetësia A.W., i është bërë kontroll mjekësor, dhe aktualisht është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Policia e Vlorës falënderon të gjithë banorët të cilët bashkëpunuan dhe kontribuuan me ndihmesën e tyre.
Turistja austriake, Adelhat Wolper, ka falënderuar policinë shqiptare, që e gjeti pas nëntë orësh kërkime në pyllin e Llogarasë, teksa kishte humbur rrugën, pasi ishte ndarë nga grupi.
Në videon e publikuar nga policia, 45-vjeçarja shfaqet me një tufë mimozash në duar, teksa shprehet se efektivët i shpëtuan jetën dhe për këtë është shumë e lumtur.
Shumë mirë. Policia më e mirë. Ato ishin shumë të mrekullueshëm. Më shpëtuan jetën. Jam shumë e lumtur.
Adelhat Wolper, turistja austriake
Komente












